
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë sot thirrjet ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës në Gaza, duke i përshkruar ato si të papajtueshme me mbështetjen e qëllimit të luftës për eliminimin e Hamasit.
Netanyahu njoftoi se u kishte thënë liderëve të Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera se “ju nuk mund të mbështesni nga njëra anë eliminimin e Hamasit dhe nga ana tjetër të na bëni presion për t'i dhënë fund luftës, gjë që do të parandalonte eliminimin e Hamasit".
Ditën e djeshme, lideri izraelit deklaroi se e vlerësonte veton e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke bllokuar kërkesën për armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Ai tha se Izraeli do të vazhdojë luftën e tij "për të eliminuar Hamasin dhe për të arritur objektivat e tjera të luftës që kemi vendosur".
Vendet që votuan pro armëpushimit:
Franca
Malta
Emiratet e Bashkuara Arabe
Zvicra
Kinë
Gana
Rusia
Japonia
Shqipëria
Gabon
Brazili
Mozambik
Ekuador
Lini një Përgjigje