Bota13 Prill 2024, 23:30

Netanyahu mbledh kabinetin e luftës, SHBA pret një sulm masiv me dronë, raketa tokësore dhe ujore

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu mbledh kabinetin e luftës, SHBA pret një sulm masiv me

Benjamin Netanyahu ka mbledhur kabinetin e tij të luftës, ka njoftuar zyra e tij.

Kryeministri izraelit ka mbledhur zyrtarët në selinë ushtarake në Tel Aviv, shtoi ajo.

Veprimi  vjen teksa vendi përgatitet për një “shi” dronësh dhe raketash të lëshuara nga Irani, të cilat pritet të mbërrijnë në orët e ardhshme.

Tani që Irani ka filluar hakmarrjen e tij kundër Izraelit, SHBA po përgatitet që ky të jetë "një sulm i madh", kanë thënë dy zyrtarë të lartë amerikanë.

Duke folur për NBC Neës, zyrtarët e paidentifikuar thanë se administrata e Biden pret që Irani të lëshojë më shumë se 100 dronë, dhjetëra raketa lundrimi dhe dhjetëra raketa balistike.

Një nga zyrtarët tha se armët pritej të synonin godinat e qeverisë izraelite, jo civilët apo objektet fetare.

SHBA dhe Izraeli kanë qenë duke koordinuar nga afër se si të mbrohen kundër sulmit. "Ishin gati. Izraelitët janë gati," tha zyrtari.

Komandanti i CENTCOM-it të SHBA-së, gjenerali Michael Kurilla, ka takuar zyrtarë të lartë izraelitë gjatë disa ditëve të fundit.

Gjatë vizitës së tij, ai u konsultua me izraelitët për një plan mbrojtës që përfshin ndihmën e SHBA nga deti dhe ajri, si dhe se si Izraeli mund t'i përgjigjet sulmit të Iranit, thanë zyrtarët e lartë amerikanë.

Administrata nuk priste që Irani të synonte ndonjë aset të SHBA-së në rajon, shtuan ata.