TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Korrik 2025, 19:11

Nis takimi Trump-Von der Leyen, presidenti i SHBA i prerë: Tarifat nuk mund të ulen nën 15 për qind

Shkruar nga Pamfleti

Nis takimi Trump-Von der Leyen, presidenti i SHBA i prerë: Tarifat nuk mund

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi në Skoci se tarifat tregtare ndaj Bashkimit Evropian nuk do të ulen nën nivelin 15%. Deklarata u bë në prag të takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku u diskutua një marrëveshje tërësore tregtare SHBA–BE.

“Më mirë, domethënë më poshtë? Jo”, u përgjigj Trump kur një gazetar e pyeti nëse tarifat mund të ishin më të favorshme për BE-në.

Von der Leyen konfirmoi se palët kanë 50% gjasa të arrijnë një marrëveshje, duke theksuar se çdo kompromis do të bazohet mbi “drejtësi dhe ekuilibër”. Ajo e quajti Trumpin “një negociator të ashpër”, por tha se marrëveshja e mundshme “do të ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja deri tani mes SHBA-së dhe BE-së”.

Trump shtoi se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e marrëveshjes dhe se mbeten vetëm “tre ose katër” çështje për t’u zgjidhur, kryesisht pengesat për eksportin e makinave dhe produkteve bujqësore amerikane në BE. Ai nënvizoi se një marrëveshje e mundshme do të ishte përfundimtare dhe nuk do të hapej për rinegocim “për vite me radhë”.

Presidenti amerikan sqaroi gjithashtu se sektori farmaceutik dhe marrëveshjet për alumini dhe çelikun nuk do të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Takimi po zhvillohet ndërkohë që qeveria amerikane mban në fuqi tarifa të larta ndaj eksporteve evropiane dhe kërkon rinegocim të kushteve tregtare, ndërsa BE-ja shpreson të shmangë përshkallëzimin e luftës tarifore dhe të sigurojë qasje më të gjerë në tregun amerikan.

Lini një Përgjigje