TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Nëntor 2025, 22:24

Një paqe e gabuar, hap rrugën për luftën e radhës!

Shkruar nga Pamfleti
Një paqe e gabuar, hap rrugën për luftën e radhës!
Ilustrim: Chloe Cushman

Qasja e Donald Trump ndaj paqes injoron mësimet thelbësore nga historia

Benjamin Franklin shkruante dikur: “Sipas mendimit tim, nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë, apo një paqe të keqe”.

Megjithëse urtësia e tij mbetet e njohur, kjo thënie sot shihet me më shumë nuancë. Lufta nuk është kurrë “e mirë”, por përdorimi i forcës në disa raste mund të jetë i justifikuar. Po aq e rëndësishme është se në botën e sotme, sidomos teksa Presidenti Donald Trump e paraqet veten si ndërmjetës i paqes, ekzistojnë edhe paqe “të këqija”, marrëveshje që dëmtojnë më shumë sesa zgjidhin. Pikërisht këtë shqetësim shprehnin 15 liderë nga Kanadaja, Evropa dhe Japonia në një deklaratë më 22 nëntor, duke i bërë thirrje Trump-it të kërkojë “një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” për Ukrainën.

Në këtë apel përzihen frika morale dhe praktike. Aleatët e Amerikës shqetësohen se një paqe shumë e njëanshme në favor të Rusisë do të ishte e papranueshme për popullin ukrainas dhe do të dëmtonte demokracinë e brishtë të vendit. Po ashtu, ata druhen se një armëpushim i negociuar nga Trump mund të shpërblejë agresionin e Vladimir Putinit dhe të mos e pengojë Rusinë të kryejë sulme të tjera në të ardhmen.

Qëndrimet e Trump-it shpesh ndryshojnë, por nuk janë të rastësishme. Ai parapëlqen demonstrimin e forcës dhe kërcënimet, por si hyrje drejt një marrëveshjeje, jo drejt lufte. Trump priret të pranojë kompromiset me fuqitë e mëdha, si kur thotë se Ukraina “nuk duhej ta kishte nisur luftën” dhe se duhej “të kishte bërë një marrëveshje” me Rusinë, vend shumë më të madh dhe më të fuqishëm.

Trump shpesh e ka të vështirë të kuptojë pse njerëzit luftojnë për vlera dhe sipas disa ish-ndihmësve të tij, ai ka nënvlerësuar sakrificat e veteranëve amerikanë. Zëvendëspresidenti i tij, J.D. Vance, së fundmi shpjegoi se Trump nuk e kupton pse ukrainasit dhe rusët “nuk e ndalojnë luftën dhe nisin të tregtojnë mes tyre”, duke shtuar se “më shumë paqe në botë” është e mirë për ekonominë amerikane.

Në thelb, parimet e “paqes sipas Trump-it” duket se mbështeten mbi: se e drejta i takon më të fortit dhe idenë se lufta është e keqe për biznesin. Por historia tregon se këto qasje shpesh kanë prodhuar marrëveshje të dështuara.

Shembulli më i përmendur është Marrëveshja e Versajës pas Luftës së Parë Botërore. Gjatë dekadave, shumë historianë e kanë quajtur atë marrëveshje shumë të ashpër ndaj Gjermanisë, duke krijuar terrenin për ngritjen e Hitlerit dhe Luftën e Dytë Botërore. Por studimet më të fundit tregojnë se problemi nuk ishte vetëm ashpërsia e marrëveshjes, por fakti që fuqitë fituese nuk e zbatuan me vendosmëri atë që kishin nënshkruar. Ato mbyllën sytë kur Gjermania ndaloi pagesat e reparacioneve, nisi të riarmatoset dhe ushqeu mite se ushtria e saj nuk ishte mundur në fushëbetejë, por “tradhtuar”.

Profesorja Margaret MacMillan, autore e veprës madhore Paris 1919, argumenton se ajo që i bën marrëveshjet të qëndrueshme është vullneti i fuqive të mëdha për t’i zbatuar. Ajo sjell shembullin e vitit 1945, kur Gjermania dhe Japonia pranuan kushte shumë më të ashpra, por paqeja funksionoi sepse SHBA mbeti e angazhuar në Evropë dhe Azi, për shkak të Luftës së Ftohtë dhe nevojës për të frenuar komunizmin.

Historia jep mësime të forta edhe për çmimin e qasjes së butë ndaj agresorëve. Në vitin 1938, Britania dhe Franca pranuan të sakrifikonin Çekosllovakinë në Marrëveshjen e Mynihut, duke menduar se do të shmangnin luftën. Por Hitleri nuk kërkonte paqe, ai kërkonte përplasje.

Elementi ekonomik është një tjetër paralelizëm i rëndësishëm. Diplomati gjerman Johannes Regenbrecht kujton negociatat e Minsk-ut në vitin 2015, një përpjekje e dështuar për të ndalur sulmet ruse kundër Ukrainës. Gjermania, e udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel, e konsideronte Ukrainën shumë të dobët për t’u mbrojtur dhe shpresonte se lidhjet ekonomike me Rusinë do të ndihmonin në stabilizimin e situatës. Edhe pse e njihnin rrezikun e strategjisë së tyre, ata nuk ishin të gatshëm të përballeshin me pasojat.

Sot, fuqitë kryesore evropiane po mbështeten te aleancat e forta, marrëveshjet e detyrueshme dhe rritja e kapaciteteve ushtarake, megjithëse kjo e fundit ecën ngadalë. Ndërkohë, ato druhen se SHBA-ja mund të jetë duke ndjekur një shteg tjetër, një shteg që nuk garanton paqe të qëndrueshme. /Përshtati “Pamfleti” nga “The Economist

1 Komente

  1. G
    Gëzim Syla

    Nuk është paqe e gabuar,është pasoja e një provokimi që mizat i bëjnë ariut... Turpi për ju është fjalë e huaj ,sepse ju nuk keni as Zot as Atdhe. Zhytur në perversitet dhe degjenerim në kuptimin e plotë të fjalës Europa ka harruar historinë : Sa francezë vdiqën në fushatën ruse të Napoleonit,sa ushtarë gjermanë u kthyen në shtëpi gjallë nga Rusia më 1956? Rusi ju bën pleh o derëzinj ditën apo natën në daçi,keni 70 vjet që fshiheni poshtë fustanit të Amerikës dhe ju duket vetja se jeni aq të fortë sa të shpërbëni Rusinë !! Edhe kush pa ? Mbretëria e bashkuar e cila nga Çurçill dhe Margaret Thatcher u katandis te Suela dhe Shabana! Franca e De Gauille dhe Jacques Chirac u katandis te ai që e rreh publikisht e shoqja/mamaja... Gjermania që nuk ka ushtri dhe Italia e asaj piçkëllonjës të Ed Ramës? Këta do mundin rusin apo Kaja Kallas ( Qija / Ndizja)? Vrisni rininë që të pasurohet industria e luftës ,atë bëni ju!

    Lini një Përgjigje