
Presidenti amerikan Donald Trump ka vijuar me sulmet ndaj mediave, të cilat zbuluan se sulmi ndaj bunkerit bërthamor iranian ishte pa vlerë, për shkak të largimit të arsenalit bërthamor.
Ai reaguar me një postim të ashpër në rrjetin e tij social, Truth Social, ku ka akuzuar gazetarët e CNN dhe The New York Times si përhapës të lajmeve të rreme dhe me qëllime të liga.
Në mesazhin e tij, Trump shkruan: “Gazetarët e lajmeve të rreme nga CNN dhe The Neë York Times duhet të shkarkohen, menjëherë!!! Njerëz të këqij me qëllime të liga!!!”
Më herët, ai kritikoi gazetaren e CNN, Natasha Bertrand, duke e akuzuar se kishte keqinterpretuar qëllimisht të dhënat e inteligjencës dhe duke kërkuar publikisht shkarkimin e saj.
Reagimet e tilla nga Trump janë të zakonshme gjatë karrierës së tij politike dhe mediatike, ku shpesh i është referuar mediave të mëdha si “Fake News” sa herë që raportimet nuk përputhen me qëndrimet e tij ose të administratës.
CNN ka mbrojtur gazetaren Bertrand, duke deklaruar se ajo ka raportuar bazuar në të dhëna të verifikuara dhe sipas standardeve profesionale të gazetarisë.
Lini një Përgjigje