TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shtator 2025, 16:24

"Njohja e Palestinës, çmenduri", Netanyahu flet në OKB mes protestave dhe duartrokitjeve; ish-aleatët braktisin sallën!

Shkruar nga Pamfleti

"Njohja e Palestinës, çmenduri", Netanyahu flet në

Duke u ndalur te akuzat se Izraeli "po synon qëllimisht civilët" në Gaza, Netanyahu deklaroi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti sot një fjalim të ndezur në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku denoncoi "boshtin terrorist" të udhëhequr nga Irani dhe premtoi vazhdim të luftës derisa të lirohen pengjet e fundit.

Fjalimi, i mbushur me harta, pankarta dhe mesazhe drejtuar pengjeve, u prit me reagime të polarizuara: fishkëllima, largime masive në shenjë proteste, por edhe duartrokitje dhe brohoritje nga mbështetësit.

Fjalimi filloi me tensione të larta. Ndërsa Netanyahu ngjitej në skenë, dhjetëra njerëz u larguan nga salla në shenjë proteste, duke krijuar një kontrast të fortë me duartrokitjet nga të tjerët.

Kryetari i Asamblesë u detyrua të përsërisë vazhdueshëm “ju lutem, vendosni rend në korridor” dhe godiste çekiçin për të rikthyer qetësinë.

Netanyahu hapi fjalimin duke rikthyer një hartë të titulluar "Mallkimi", të cilën e kishte prezantuar vitin e kaluar në të njëjtën Asamble.

"Njohja e Palestinës, çmenduri", Netanyahu flet në

“Ky aks kërcënoi paqen e të gjithë botës, stabilitetin e rajonit tonë dhe vetë ekzistencën e vendit tim, Izraelit”, tha ai, duke e përshkruar hartën si ilustrim të "mallkimit të boshtit terrorist të Iranit".

Ai theksoi se gjatë vitit të kaluar, Izraeli i kishte "goditur me çekan" Huthitët, kishte shkatërruar pjesën më të madhe të makinerisë terroriste të Hamasit dhe kishte gjymtuar Hezbollahun.

“Më e rëndësishmja, ne shkatërruam programin e armëve atomike dhe raketave balistike të Iranit”, shtoi Netanyahu.

Duke prekur pikat në hartë, Netanyahu përmendi udhëheqësit e vrarë si: Yahya Sinwar të Hamasit, Hassan Nasrallah të Hezbollahut dhe shkencëtarët më të mirë atomikë të Iranit.

“Të gjithë janë zhdukur", deklaroi ai.

Më tej ai bëri një atribut edhe për masakrën e 7 Tetorit, teksa dërgoi edhe një mesazh për pengjet që mbahen ende nga Hamasi.  Netanyahu tha se Izraeli ka sjellë në shtëpi 207 pengje, por 20 nga 48 të mbeturit në Gaza janë ende gjallë. Ai  lexoi emrat e këtyre 20 personave nga një listë, para se t’u fliste drejtpërdrejt atyre nëpërmjet altoparlantëve që ushtria izraelite ka vendosur në kufirin me Gazën.

"Ne nuk ju kemi harruar. Izraeli nuk do të pushojë derisa t'ju kthejmë të gjithëve në shtëpi", tha ai.

Duke iu drejtuar udhëheqësve “të mbetur” të Hamasit, Netanyahu u kërkoi që të dorëzohen dhe të lirojnë pengjet.

“Ulni armët. Lëreni popullin të shkojë dhe lironi pengjet. Nëse e bën këtë, do të jetosh, nëse jo, Izraeli do të të ndjekë”, kërcënoi ai."

"Njohja e Palestinës, çmenduri", Netanyahu flet në

Ai vlerësoi Presidentin Trump si atë që "e kupton më mirë se çdo udhëheqës tjetër se Izraeli dhe Amerika përballen me një kërcënim të përbashkët". Megjithatë, Netanyahu ankimoi se pas sulmit të 7 tetorit, shumë udhëheqës botërorë mbështetën fillimisht Izraelin, por kjo mbështetje që atëherë është "avulluar".

Duke u ndalur te akuzat se Izraeli "po synon qëllimisht civilët" në Gaza, Netanyahu deklaroi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“E kundërta është e vërtetë. Izraeli ka hedhur miliona fletëpalosje dhe ka dërguar miliona mesazhe me tekst për të bindur civilët të evakuohen nga zona të rrezikshme. Ndërkohë, Hamasi futet në xhami, shkolla, spitale, pallate apartamentesh, për të detyruar civilët të qëndrojnë në rrezik, shpesh duke i kërcënuar ata me armë”, tha ai.

"Njohja e Palestinës, çmenduri", Netanyahu flet në

Sa i përket akuzave për gjenocid të ngritura ndaj Izraelit, ai bëri një krahasim me Holokasutin.

A u kërkuan nazistët hebrenjve të largoheshin?”, pyeti ai, teksa hodhi poshtë pretendimet se Izraeli po përdor urinë si armë në Gaza dhe fajësoi Hamasin.  

Nëse ka banorë të Gazës që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, kjo ndodh sepse Hamasi e vjedh atë, e grumbullon dhe e shet”, shtoi Netanyahu, gjatë fjalimit të tij në OKB.

Më tej, Netanyahu reagoi ashpër ndaj vendimit të vendeve si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar për të njohur një shtet palestinez, duke e quajtur atë "vetëvrasje kombëtare" për Izraelin.

“Është çmenduri e pastër, është çmenduri dhe ne nuk do ta bëjmë”, tha ai.

Fjalimi mbaroi me duartrokitje nga delegacioni izraelit. Netanyahu u largua nga skena nën duartrokitjet e një grupi të madh vëzhguesish në ballkonin mbi sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

"Njohja e Palestinës, çmenduri", Netanyahu flet në

Disa ngritën grushtat lart në shenjë mbështetjeje, një kontrast i fortë me sallën kryesore poshtë, ku vendet zyrtare të delegatëve ishin kryesisht bosh, pasi dhjetëra anëtarë kishin dalë nga salla në shenjë proteste që në fillim./Pamfleti

1 Komente

  1. e
    e3aeVerteta

    Imagjino sa hapesire i jepni Netanyahut dhe pastaj flitni per lirine e palestines si "agjende erdogani". Ju i bie te jeni pjese e agjendes se Netanyahut?

    Lini një Përgjigje