TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shtator 2025, 14:58

Pas 500 milionë eurove gjobë, BE akuzon sërish Apple për shkelje të tregut dixhital

Shkruar nga Pamfleti

Pas 500 milionë eurove gjobë, BE akuzon sërish Apple për

Komisioni Evropian ka akuzuar kompaninë teknologjike Apple se ka shkelur rregullat e tregut dixhital.

Ndërkohë që gjigandi amerikan i ka kërkuar BE-së të heqë ligjin që rregullon kompaninë e saj, pasi e ka sfiduar në në çdo hap të procesit, të rregullores.

“Apple thjesht ka kundërshtuar çdo pjesë të vogël të Aktit të Tregjeve Dixhitale, që nga hyrja e tij në zbatim. Kjo minon narrativën e kompanisë se dëshiron të jetë plotësisht bashkëpunuese me Komisionin”, tha zëdhënësi i Komisionit, Thomas Regnier

Apple publikoi një deklaratë duke i bërë thirrje Brukselit të shfuqizojë ligjet dixhitale, duke argumentuar se duhet të zbatohet një rregullore më e përshtatshme me qëllimin. Kompania teknologjike u gjobit me 500 milionë euro nga Komisioni në prill.

"Dhe kjo nuk është e gjitha, ka një rast tjetër në vazhdim ku, përsëri, të gjitha opsionet mbeten në tryezë", tha Regnier.

Komisioni europian tha se Apple kishte shpërfillur përpjekjet e Komisionit për t'u angazhuar në bisedime pozitive për t'i ndihmuar ata të përmbushnin aktin për ligjet dixhitale.

"Rezultatet e këtij angazhimi pozitiv? Pas dy muajsh, Apple u kthye dhe na kërkoi të hiqnim dorë nga gjithçka. Sigurisht që e kuptojmë plotësisht që kompanitë duan të mbrojnë fitimet e tyre me çdo kusht, por kjo nuk është ajo për të cilën bëhet fjalë në DMA", tha Thomas Regnier.

Politico raportoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të vendosë tarifa për vendet me rregulla dixhitale që ai i konsideron diskriminuese ndaj kompanive amerikane. Administrata Trump dhe disa nga aleatët e saj të teknologjisë kanë sulmuar vazhdimisht Aktin e Shërbimeve Dixhitale të BE-së.

"DMA do të thotë që lista e veçorive të vonuara në BE ndoshta do të bëhet më e gjatë. Dhe përvoja e përdoruesve tanë të BE-së me produktet e Apple do të mbetet edhe më prapa", tha një zëdhënës i Apple.

Lini një Përgjigje