TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2023, 22:58

“Nuk kemi presion nga partnerët”, Ukraina: Kundërofensiva nis në fillim të verës

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kemi presion nga partnerët”, Ukraina: Kundërofensiva

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se një kundërofensivë në shkallë të gjerë nga ushtria ukrainase mund të fillojë që në fillim të kësaj vere. Shmyhal tha se autoritetet e Kievit nuk ndjejnë asnjë presion nga partnerët për të nisur kundërofensivën sa më shpejt të jetë e mundur.

“Të gjithë miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë qartë se për të shkuar në kundërsulm, duhet të jesh 100% i përgatitur dhe aq më tepër”, tha ai.

Kundërsulmi ishte planifikuar për të nisur në pranverë, por me sa duket rrjedhja e dokumeteve sekrete të SHBA ka zbuluar dhe prishur planet e një kundërsulmi të befasishëm.

Rrjedhja e dokumenteve u duk se do të ndikonte në marrëdhëniet e dy vendeve por ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se pati një telefonatë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken , gjatë së cilës ky i fundit ripohoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

Shefi i diplomacisë së Uashingtonit kundërshtoi me forcë çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje aftësinë e Ukrainës për të fituar në fushën e betejës," tha Kuleba.

ukraina kundërofensiva

Lini një Përgjigje