TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Nëntor 2025, 14:55

“Nuk kemi ushqim”/ Uri, etje dhe dëshpërim në Xhamajka pas uraganit vdekjeprurës 'Melissa'

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kemi ushqim”/ Uri, etje dhe dëshpërim në

Teksa numri i viktimave nga uragani “Melissa” po shtohet nga ora në orë, banorët e qytetit bregdetar Black River po përballen me ditë të tmerrshme, pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Të mbijetuarit tregojnë për “BBC” se ende nuk kanë parë asnjë kamion ndihme që të ketë mbërritur në zonë, ndërsa përpiqen të sigurojnë ushqim duke kërkuar nën rrënojat përgjatë rrugëve të qytetit, rreth 150 kilometra në perëndim të Kingstonit.

Disa banorë janë detyruar të hyjnë në supermarketet e shkatërruara, për të marrë çfarë mundin për të mbajtur veten dhe familjet e tyre.

Pamje rrëqethëse tregojnë njerëz që ngjiten mbi çatitë e tregjeve të dëmtuara, duke hedhur poshtë shishe uji dhe pako ushqimi, ndërsa turma poshtë i pret me duart e shtrira.

“Situata këtu është kaos, një kaos absolut. Pa ushqim. Pa ujë”, rrëfen një grua që qëndron mbi një grumbull rrënojash.

Një tjetër banor shprehet me lot në sy se: “Nuk kemi para. Kemi nevojë për ndihmë. Asnjë ndihmë nuk ka ardhur”.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në zonat më të izoluara, ku dëmet nga uragani janë shkatërrimtare.

Lini një Përgjigje