TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2026, 08:42

Sulmohet ambasada e SHBA në Kuvajt, autoritetet apel urgjent për qytetarët e amerikanë

Shkruar nga Pamfleti
Sulmohet ambasada e SHBA në Kuvajt, autoritetet apel urgjent për
Sulmohet ambasada e SHBA në Kuvajt

Re tymi janë parë mbi Kuvajt, pas raportimeve për një sulm të mundshëm pranë ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë vend.

Ambasada Amerikane në Kuvajt ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar të mos paraqiten në ambientet e saj dhe të strehohen në shtëpi deri në një njoftim të dytë.

"Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sulme me raketa dhe dron mbi Kuvajt. Mos ejani në Ambasadë. Qëndroni në banesën tuaj në katin më të ulët të disponueshëm dhe larg dritareve. Mos dilni jashtë", tha ambasada në një deklaratë teksa shtuan se "Personeli i Ambasadës Amerikane është strehuar në vend".
Kuvajti, një aleat i SHBA-së që strehon gjithashtu një bazë ushtarake amerikane, deklaroi se ka kapur raketa të lëshuara në drejtim të territorit të tij.

Ndërkohë operacionet amerikane dhe izraelite kundër Iranit vazhdojnë për ditën e tretë, ndërsa Teherani ka nisur sulme hakmarrëse në Gjirin Persik pas vrasjes së Ali Khamenei.

Izraeli dhe Hezbollah shkëmbejnë zjarre, ndërsa grupi militant i mbështetur nga Irani në Liban kërkon hakmarrje për vrasjen e Khamenei-t. Zyrtarët libanezë raportojnë se të paktën 31 persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite.

Kreu i sigurisë i Iranit deklaron se Teherani nuk është i gatshëm të negociojë me SHBA-në.

Donald Trump thotë se sulmet amerikane do të vazhdojnë me “fuqi të plotë” deri në arritjen e objektivave, por paralajmëron se “ka të ngjarë të ketë viktima të tjera” pas konfirmimit nga Komanda Qendrore e SHBA-së se tre ushtarë amerikanë u vranë në një sulm iranian.

Një bazë britanike në Qipro u godit nga një sulm i dyshuar me dron, por nuk ka raportime për të lënduar.

Sir Keir Starmer tha se Britania e Madhe ka pranuar kërkesën e SHBA-së për të përdorur disa baza ushtarake, ku Sky News raporton se bëhet fjalë për RAF Fairford në Gloucestershire dhe Diego Garcia në Ishujt Chagos.

Ministria e Jashtme britanike po përgatit plane për evakuimin e dhjetëra mijëra qytetarëve britanikë të bllokuar në Lindjen e Mesme.

Çmimet globale të naftës shënuan rritje të menjëhershme në hapjen e tregjeve në Azi këtë mëngjes.

sulmohet ambasada e shba në kuvajt

Lini një Përgjigje