Sulmet e Iranit i kthejnë në realitet influencuesit dhe VIP e Dubait.
Një shpërthim i fuqishëm jashtë një kompleksi apartamentesh pranë Burj Khalifa në Dubai shënoi fillimin e një nate terrori pasi sulmet e paprecedentë të Iranit ndaj shteteve të Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite, shkatërruan imazhin e qytetit si një strehë e sigurt nga tensionet rajonale.
Shpërthimi aktivizoi një alarm në kompleksin modern të apartamenteve dhe telefonat celularë filluan të vibronin me një alarm urgjent qeveritar: "Qëndroni brenda dhe në zona të sigurta". Pa strehë ajrore në qytet, banorët morën pasaportat, vrapuan poshtë shkallëve dhe u strehuan në garazh.

Siç e përshkruan nga Dubai redaktori ekonomik i Politico, Gregorio Sorgi, i cili përjetoi terrorin e mbrëmshëm, duke kontrolluar telefonin e tij celular çdo orë, duke dhënë një pamje të shkurtër të asaj që ukrainasit kanë përjetuar për më shumë se katër vjet luftë.
Deri vonë, pak veta do ta kishin imagjinuar se do të kishin nevojë për strehim në Dubai, qytetin turistik plot shkëlqim që ka fituar reputacionin e tij, ndër të tjera, si një strehë e sigurt nga trazirat e Lindjes së Mesme.
DUBAI’S ICONIC BURJ AL ARAB UNDER FIRE AS IRANIAN DRONE HITS LUXURY DISTRICT pic.twitter.com/txV3Ffl4wa
— Russian Market (@runews) February 28, 2026
Planet e gazetarit të Politico-s, siç rrëfen ai, për të udhëtuar në Nikosia për të mbuluar një takim të ministrave të Bashkimit Evropian u përmbysën papritur nga sulmet iraniane. Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se brenda 24 orëve vendi kishte marrë 165 raketa balistike, dy raketa lundrimi dhe 541 dronë, shumica e të cilëve u interceptuan nga mbrojtja ajrore.
Mbeturinat nga interceptimet goditën aeroportin e Dubait dhe dy hotele luksoze, Fairmont The Palm dhe Burj Al Arab .
Dubai airport pic.twitter.com/ViFuXqPgkx
— Russian Market (@runews) February 28, 2026
Shpejt u bë e qartë se komuniteti perëndimor i qytetit, drejtuesit shumëkombësh, influencuesit dhe turistët nuk ishte i përgatitur për një krizë. Disa zgjodhën të përdornin shkallët, pavarësisht rrezikut nga dronët dhe raketat, ndërsa të tjerë prisnin në recepsion me kafshët shtëpiake, tingujt e lehjeve dhe mjaullimave u mbytën nga zhurma e makinave sportive që drejtoheshin drejt autostradave.
Mendimi për t'u arratisur në Oman, një strehë teorikisht e sigurt, u braktis, veçanërisht kur edhe ai u shënjestrua nga sulmet iraniane mëngjesin tjetër. Të dielën, autostradat zakonisht të mbingarkuara të Dubait ishin bosh, ndërsa shpërthimet vazhduan të bënin jehonë nëpër qytet. Plazhi popullor Kite, i cili para krizës ishte "i mbushur" me vrapues, ishte i shkretë, me çdo zhurmë të papritur që shkaktonte panik midis pak banorëve.
Pavarësisht pasigurisë, shoferët e shpërndarjes me motoçikleta të vogla vazhduan të punonin, duke ushqyer ata që kishin qëndruar në shtëpi, duke kujtuar, siç u tha, mjekët dhe infermierët që e mbajtën sistemin shëndetësor në këmbë gjatë pandemisë Covid-19.
Mbetet e pasigurt nëse sulmi iranian do ta dëmtojë përgjithmonë imazhin e Dubait si një qendër e sigurt dhe kozmopolite. “Irani nuk goditi një bazë ushtarake në Dubai. Ai goditi idenë e Dubait”, shkroi analisti dhe autori Sanaka Anselm Perera në platformën X, duke shtuar se qyteti është “një rast ekonomik”, domethënë, propozimi që një metropol global mund të ndërtohet në grykëderdhjen e Gjirit Persik, i izoluar nga dhuna e rajonit.
Megjithatë, edhe në mes të një krize, disa qarqe financiare shohin mundësi.
“Kjo është një kohë e mirë për të blerë pasuri të paluajtshme, çmimet do të bien ndjeshëm pas sulmeve”, komentoi një konsulent i ri, duke reflektuar perceptimin se trazirat mund të transformohen në një mundësi investimi.
3 mijë shqiptarë në Emirate
Në Emirate vlerësohet të ketë rreth 1500 shtetas shqiptarë rezidentë dhe po aq turistë, të cilët hyjnë pa një regjim vizash dhe pa qenë të detyruar të regjistrohen në Ambasadë gjatë udhëtimit të tyre. Ambasada ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me bashkëatdhetarët për informacione dhe udhëzime të mëtejshme gjatë dhe pas sulmeve.
Në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë apo turistë në Emirate është për çdo nevojë numri i emergjencës: +971 50 980 7881.
Ministria njofton se hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve dhe do të vazhdojë e tillë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet vendase.
Hapja e hapësirës ajrore do të ndodhë në momentin kur të mos ketë më sulme dhe kur edhe vendet fqinje të bëjnë të njëjtin hap.
Deri më tani, 3 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryesisht në Dubai, si pasojë e sulmeve raketore të Iranit, i cili po kundërpërgjigjet ndaj bombardimeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që shkaktuan eliminimin e Liderit Suprem Ali Khamenei.
Influenceri është një tutkun dembel që pasurohet nga tutkunë të kamur që s'janë të aftë të zgjedhin vetë një palë kepucë tutkunësh. (Vittorio Sgarbi)