Një raketë goditi Ambasadën amerikane në Bagdad të premten në mbrëmje. Raketa goditi një pistë uljeje helikopterësh në kompleksin e gjerë që militantët e mbështetur nga Irani e kanë shënjestruar vazhdimisht që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.
Predha depërtoi në “Zonën e Gjelbër” të fortifikuar rëndë të Bagdadit, ku ndodhen ndërtesa qeveritare irakiane dhe ambasadat e huaja, në sulmin e fundit ndaj njërës prej objekteve diplomatike më të mëdha amerikane, thanë dy zyrtarë të sigurisë për Associated Press.

Tymi u pa duke u ngritur nga misioni diplomatik në një video të postuar në mediat sociale nga Sabereen News, një media e milicisë pro-iraniane në Irak.
Sulmi ndodhi menjëherë pasi dy luftëtarë që i përkisnin një grupi militant të mbështetur nga Irani u vranë në Bagdad, raportoi AFP, duke cituar burime.

Lini një Përgjigje