TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2025, 11:02

OKB "shuplakë" Izraelit: Po kryeni krime lufte në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

OKB "shuplakë" Izraelit: Po kryeni krime lufte në Gaza!

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha të martën se përdorja e ushqimit si armë për civilët në Gaza përbën një krim lufte. Kjo është një nga vërejtjet më të ashpra deri më tani që OKB ka bërë mbi modelin e ri të shpërndarjes së ndihmave të drejtuar nga një organizatë e mbështetur nga Izraeli.

Duke iu referuar një serie të të shtënave vdekjeprurëse pranë vendeve të shpërndarjes së Fondacionit Humanitar të Gazës, Thameen Al-Kheetan u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp në Gjenevë, tha se këto veprime janë krime lufte dhe shkele të së drejtës ndërkombëtare. 

"Njerëz të dëshpëruar dhe të uritur në Gaza vazhdojnë të përballen me zgjedhjen çnjerëzore midis vdekjes nga uria ose rrezikut të vriten ndërsa përpiqen të sigurojnë ushqim. Shndërrimi i ushqimit për civilët në armë, përveç kufizimit ose parandalimit të aksesit të tyre në shërbimet mbështetëse të jetës, përbën një krim lufte dhe, në rrethana të caktuara, mund të përbëjë elementë të krimeve të tjera sipas së drejtës ndërkombëtare", tha ai. 

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se forcat izraelite vranë 21 persona që prisnin ndihmë pranë një vendi shpërndarjeje në qendër të territorit palestinez të martën. Rreth 150 persona u raportuan të plagosur.

Lini një Përgjigje