Bota 1 Maj 2023, 13:54

Pa truproja dhe me tren drejt Italisë, fotoja e Presidentit të Austrisë bëhet virale

Shkruar nga Pamfleti

Pa truproja dhe me tren drejt Italisë, fotoja e Presidentit të

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore teksa është fotografuar duke pritur trenin për të shkuar në një vizitë zyrtare në Itali.

Van der Bellen shihet me valixhe duke pritur të udhëtojë për një vizitë zyrtare ku do të takohet me presidentin e Italisë Sergio Mattarella.

Presidenti austriak ndryshe nga homologët e tij në shumë shtete shihet i vetëm, pa truproja dhe pa eskort duke pritur transportin publik. Presidenti Van der Bellen u ka dhënë shembull liderëve të tjerë, sidomos atyre të Ballkanit.

“Presidenti austriak Alexander Van der Bellen duke marrë trenin publik për në Itali, për të takuar presidentin Sergio Mattarella”, shkruan gazeta austriake Metropole, në mbishkrimin e fotos së presidentit duke pritur trenin.

Më parë edhe liderë të tjerë kishin vepruar ngjashëm, ndërsa kishin bërë bujë për modestinë e tyre.

Pa truproja dhe me tren drejt Italisë, fotoja e Presidentit të

truproje presidenti i austrise itali tren