Franca shprehu habi për pjesëmarrjen e një zyrtari të Komisionit Evropian në takimin e thirrur nga presidenti amerikan Donald Trump në Uashington, i njohur si “Bordi i Paqes”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Pascal Confavreux, deklaroi se Komisioni Evropian nuk ka mandat nga Këshilli Evropian për të përfaqësuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në këtë takim.
“Sa i përket Komisionit Evropian dhe pjesëmarrjes së tij, në fakt jemi të befasuar, sepse ai nuk ka mandat nga Këshilli për të shkuar dhe për të marrë pjesë”, u shpreh Confavreux para gazetarëve.
Ai shtoi se, sipas qëndrimit të Parisit, “Bordi i Paqes” duhet ta riorientojë fokusin drejt Gazës, në përputhje me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Confavreux theksoi se Franca nuk do të marrë pjesë në takimin e Trump deri në sqarimin e paqartësive lidhur me rolin dhe mandatin e Komisionit Evropian.
Lini një Përgjigje