TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2025, 17:14

Pas sulmit ndaj Iranit, Netanyahu do të flasë me Trump dhe Putin

Shkruar nga Pamfleti

Pas sulmit ndaj Iranit, Netanyahu do të flasë me Trump dhe Putin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të zhvillojë bisedime me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Presidentin rus Vladimir Putin të premten, tha zyra e tij, pas sulmeve ndaj Iranit.

Netanyahu ka folur tashmë me udhëheqësit e Gjermanisë, Indisë dhe Francës, tha zyra e tij.

“Udhëheqësit treguan mirëkuptim për nevojën e Izraelit për t’u mbrojtur nga kërcënimi iranian i asgjësimit”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.

“Franca riafirmon të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e saj dhe për garantimin e sigurisë së saj”, theksoi Emmanuel Macron, duke kujtuar se ajo e ka “dënuar vazhdimisht” programin bërthamor iranian.

“Për të mos rrezikuar stabilitetin e të gjithë rajonit, u kërkoj palëve përmbajtje dhe ulje të tensioneve maksimale”, shtoi presidenti francez në një postim në rrjetin social X, duke sqaruar se kishte folur sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, si dhe me princin e kurorës së Arabisë Saudite, mbretin e Jordanisë, presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, emirin e Katarit, kancelarin e Gjermanisë dhe kryeministrin e Britanisë.

Kreu i shtetit francez pritet të japë një konferencë për shtyp "mbi situatën ndërkombëtare në fund të ditës" sot nga Pallati Elysee, njoftoi presidenca franceze, pa specifikuar kohën për momentin.

Në një postim në llogarinë zyrtare të Republikës Islamike të Iranit në X, Teherani paralajmëron se brenda pak orësh do të zhvillohet operacioni më i madh me raketa dhe dronë në histori, diçka që do të zbulohet "para syve tuaj".

Me këtë paralajmërim për atë që do të pasojë, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, njoftoi se Operacioni "Premtimi i Vërtetë 3" ka filluar.

"Ky nuk do të jetë një demonstrim i thjeshtë i vullnetit apo aftësisë teknologjike. Këtë herë, përgjigjja jonë do të jetë vdekjeprurëse", thonë ata në faqen zyrtare të Iranit në Facebook.

Presidenti iranian, Masoud Peskov, tha në një mesazh drejtuar kombit se "përgjigja legjitime dhe e fortë e Iranit do ta bëjë Izraelin të pendohet për aktin e tij të pamend". Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve iranianë të besojnë në udhëheqjen e tyre dhe të qëndrojnë pranë tyre.

Më parë, Ali Khamenei emëroi një shef të ri të shtabit të forcave të armatosura iraniane dhe një komandant të ri të Gardës Revolucionare, pas vdekjes së paraardhësve të tyre gjatë sulmit izraelit.

 

Lini një Përgjigje