TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2025, 10:55

Pas Putin, Trump revotohet edhe me Zelenskyn: Goja e tij po shkakton probleme!

Shkruar nga Pamfleti
Pas Putin, Trump revotohet edhe me Zelenskyn: Goja e tij po shkakton probleme!
Putin, Trump dhe Zelensky

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar ashpër homologun e tij rus, Vladimir Putin, pas sulmeve të fundit të Moskës në Ukrainë.

Por sipas mediave të huaja, edhe pse zemërimi i tij ishte drejtuar kryesisht ndaj presidentit rus, Trump kishte kritika të ashpra edhe për Zelenskyn.

Ai "nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë", shkroi Trump në Truth Social të dielën.

"Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen dhe më mirë të ndalet", shtoi ai më tej.

Marrëdhënia midis udhëheqësve amerikanë dhe ukrainas ka qenë e trazuar që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke kulmuar me një grindje para kamerave në Zyrën Ovale në shkurt.

Rusia nisi një valë të re sulmesh ajrore masive kundër Ukrainës për natën e tretë radhazi, me dronë dhe raketa.

Për këto sulme, Donald Trump shprehu publikisht bezdinë e tij ndaj qëndrimit të Vladimir Putinit .

"Ai është çmendur plotësisht.Nuk më pëlqen ajo që po bën», tha presidenti amerikan për homologun e tij rus.

 

 

trump revotohet me zelenskyn

Lini një Përgjigje