
Në orën 01:00 të mëngjesit, ndërsa shumica e Londrës flinte, komuniteti i qetë i Stonebridge u përfshi nga flakët dhe një britmë që nuk do të harrohet lehtë. Katër trupa – një nënë dhe tre fëmijët e saj – nuk arritën të dalin gjallë nga shtëpia që u bë kurth vdekjeje. Dy të tjerë ndodhen në spital, njëri në gjendje kritike.
Emrat që sot përmenden me trishtim janë Nusrat Usman, 43 vjeçe, vajza e saj Maryam 15 vjeç, dhe dy djemtë Musa dhe Raees, vetëm 8 dhe 4 vjeç. Zjarrfikësit luftuan flakët dhe fatin, por dhimbja ishte më e madhe se çdo përpjekje njerëzore.
Një burrë 41-vjeçar u arrestua në vendngjarje me dyshimin për vrasje. Më vonë ai u ndalua sipas Aktit të Shëndetit Mendor. Dyshimet për një motiv të errët janë të forta. "Është i gjithi faji yt!" – u dëgjua një zë i dëshpëruar pranë vendit të ngjarjes. Ishte Usman Ghani, kreu i familjes, që tentoi të futej në shtëpinë që po digjej. Nuk ia doli.
Hetimet janë në duart e Komandës Speciale të Krimit. Londra është sërish në kërkim të përgjigjeve.
Lini një Përgjigje