TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2026, 11:33

Pashkët Katolike, Papa Leone XIV: Të mos paralizohemi nga e keqja, luftërat janë “guri” që duhet hequr

Shkruar nga Pamfleti

Pashkët Katolike, Papa Leone XIV: Të mos paralizohemi nga e keqja,

Luftërat dhe padrejtësitë që prekin botën ishin në qendër të mesazhit të Papa Leones XIV gjatë meshës së shenjtë të Pashkëve në Vatikan.

Kreu i Kishës Katolike bëri thirrje që njerëzimi të mos dorëzohet përballë së keqes, duke theksuar se “nuk duhet të lejojmë veten të paralizohemi” nga ajo.

Në fjalën e tij, Papa përdori analogjinë e ringjalljes së Krishtit, duke kujtuar gurin e varrit që u rrokullis për të sjellë dritë dhe shpëtim për botën. Sipas tij, edhe sot njerëzimi përballet me “gurë” të ngjashëm, që simbolizojnë luftërat dhe krizat globale.

Ati i Shenjtë theksoi se bota ka nevojë për forcën e të Ngjallurit për të shembur “varret e luftërave që shkatërrojnë jetë dhe të ardhmen e popujve, varret e egoizmit që mbyllin kufijtë dhe zemrat ndaj atyre në nevojë, si dhe varret e indiferencës që na bëjnë të pandjeshëm ndaj vuajtjeve të të varfërve”.

Mesditën e sotme, Papa pritet të mbajë edhe mesazhin tradicional “Urbi et Orbi”, përmes të cilit do t’i drejtohet besimtarëve në mbarë botën me urimin dhe mesazhin e tij për Pashkët.

Lini një Përgjigje