
Ne kemi hyrë në një botë pa kontroll të armëve bërthamore. Traktati i fundit i mbetur që kufizon arsenalet e Rusisë dhe SHBA-së skadoi dje.
Kjo do të thotë që, për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, nuk do të ketë kufizime ligjore për raketat dhe kokat e tyre bërthamore, dhe ka frikë se jemi në prag të një gare të re armatimesh.
Mes shqetësimeve për përfundimin e kësaj marrëveshje, u tha se SHBA-ja dhe Rusia po diskutonin mundësinë e rinovimit të marrëveshjes për 6-muaj, deri sa të arrihej një marrëveshje e re mes palëve.
Ish-lideri rus, Dmitry Medvedev, i bëri thirrje SHBA-së të jetë “e ndershme” në lidhje me një marrëveshje për armët bërthamore, pasi sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Uashingtoni nuk do të nënshkruajë një marrëveshje “për hir të marrëveshjes” dhe se ajo “nuk i shërben më qëllimit të saj”.
The US State Department has called New START ‘flawed’, as it didn’t cover tactical nuclear weapons or include China. Really? What about the UK and France? Hypersonic weapons? Washington's statement means one thing: there’ll never be a treaty under these terms. Be honest!
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) February 6, 2026
Më tej në një positm, Medvedev tha se departamenti i shtetit i SHBA-së e quajti New START "të metë" për shkak se nuk mbulon armët bërthamore taktike ose Kinën. Ai paralajmëroi SHBA-në se nuk do të ketë një traktat të ri sipas kushteve të Uashingtonit.
"Vërtet? Po në lidhje me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën? Armët hipersonike? Deklarata e Uashingtonit do të thotë një gjë: nuk do të ketë kurrë një traktat sipas këtyre kushteve", shtoi ai.
Lini një Përgjigje