TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Nëntor 2025, 08:28

Plani i kapitullimit, Trump detyron Zelenskyn të dorëzohet para Putinit

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky është vënë me shpatulla pas murit nga Trump për të pranuar planin amerikan, ndërsa në zemër të Kievit po shpërthen një revoltë politike që mund të përcaktojë të ardhmen e luftës dhe vetë udhëheqjen e vendit.

Plani i kapitullimit, Trump detyron Zelenskyn të dorëzohet para
Zelensky dhe Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori zyrtarisht një draft të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe ka pranuar ta diskutojë atë. Plani me 28 pika, i paraprirë të mërkurën, rikthen propozime që Ukraina i kishte kthyer tashmë mbrapsht në përpjekjet e mëparshme: dorëzim territoresh, ulje të numrit të ushtarëve, asnjë trupë e huaj dhe as armë me rreze të gjatë.

Por me avancimin e rusëve në Donbas dhe skandalin e korrupsionit për të cilin mendohet se ka dalë në pah vetëm maja e ajsbergut dhe që kërcënon t’i shkatërrojë ekipin, Zelensky reagon duke e gëlltitur pilulën e hidhur: pa kompromis, Shtetet e Bashkuara dhe Trump janë një aleat aq i pavullnetshëm sa edhe i domosdoshëm.

"Ekipet tona do të punojnë për këtë thotë pas takimit në Kiev me të dërguarit e Pentagonit, mes tyre sekretarin e Ushtrisë së SHBA-së, Daniel Driscoll  jemi gati për një punë konstruktive, të ndershme dhe të shpejtë".

Gjithçka shtyhet, megjithatë.

Ai fiton kohë, duhet kuptuar hapësira e manovrës dhe "në ditët në vijim" dëshiron "ta diskutojë" drejtpërdrejt me Trump. Për të vlerësuar, thotë, "mundësitë diplomatike të disponueshme dhe pikat kryesore të nevojshme".

Për të parë, pra, nëse kështjella e letrave të pafavorshme do të shembet mbi veten. Nëse edhe këtë herë “plani i kapitullimit” i paraqitur nga Trump si e vetmja rrugëdalje do të përfundojë në tym.

Ajo që me të vërtetë mendojnë zyrat e presidencës është shumë e ndryshme nga ajo që Zelensky thotë zyrtarisht. Për gjatë gjithë ditës reagime me gjysmë zëri e përkufizojnë draftin si "absurd" dhe "të papranueshëm". Kryetari i Komisionit të Jashtëm, Oleksandr Merezhko, dhe zëvendësministri i Jashtëm, Sergiy Kyslytsya, e cilësuan atë si një "provokim rus".

Por presioni për të ecur përpara janë të mëdha.

"Arritja e një paqeje të qëndrueshme do të kërkojë që të dyja palët të pranojnë koncesione të vështira por të nevojshme", thotë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke lënë megjithatë një derë të vogël të hapur për Kievin për të zhvilluar një listë të ideve të mundshme të bazuara në kontributin e të dyja palëve në konflikt.

"Plani" i Trump "është në evolucion të vazhdueshëm, por presidenti e mbështet. Është një plan i mirë si për Rusinë ashtu edhe për Ukrainën, dhe besojmë se duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët",këmbëngul Shtëpia e Bardhë.

Zelensky konsultohet me aleatët dhe për momentin zgjedh linjën e butë. Nuk e përkrah, por sqaron dhe përgatit terrenin për të provuar edhe një herë të zbusë gjembat një nga një. Trump dhe ekipi i tij i kanë vënë para plane kapitullimi edhe më parë dhe ai i ka çmontuar me radhë: "Do të punojmë mbi pikat për të garantuar një përfundim dinjitoz të luftës", thotë zyra e tij në një ditë jashtëzakonisht të vështirë për përballjen e parë të brendshme lidhur me skandalin e korrupsionit: Shërbëtorët e Popullit kërkonin dorëheqjen e shefit të Zyrës presidenciale, Yermak, por nuk e arritën. Kreu i fraksionit, në mbrëmje, ishte destabilizuar nga vendimi i presidentit për të bërë rreth me njeriun e tij të besuar.

Mazhoranca ka vetëm 299 vota kundrejt 296 të nevojshme, një diferencë që ekspozon ndaj nervozizmave dhe tërmeteve. Në krye të fraksionit anti-Yermak ishte kreu i partisë në Parlament, David Arakhamia: edhe shkarkimi i tij ishte përmendur. Tension i lartë, por për momentin të dy mbeten në vendet e tyre: "Duhet të qëndrojmë të bashkuar. Kushdo që është kundër nesh është për Rusinë", ka thënë Zelensky sipas një deputeti./La Repubblica

plani i kapitullimit

2 Komente

  1. f
    flamurtari

    trampi le te dorezohet vet e te shporret.....populli qe lufton per liri nuk vdes e nk dorezohet kurre

    1. T
      Tony Clever

      Lie with tail. Do you still believe the snake with two heads Trump-Putin!?

      Lini një Përgjigje