Bota25 Qershor 2023, 20:33

Shumë pranë fitores ‘historike’ në zgjedhjet e përgjithshme, Mitsotakis flet para mbështetësve: Besimin do t’jua shpërblej me punë

Shkruar nga Pamfleti

Shumë pranë fitores ‘historike’ në zgjedhjet e

Kur duhen edhe pak minuta që të shpallet zyrtarisht fitorja e tij historike, kreu i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, ka mbajtur një deklaratë para mbështetësve të tij.

Mitsotakis tha se populli grek i dha një mandat të fortë Demokracisë së Re, duke theksuar se rezultatet e dy garave zgjedhore nënkuptojnë fundin e toksicitetit dhe fillimin e epokës së stabilitetit.

Ai shtoi më pas se besimi i treguar nga qytetarët ai do t’jua shpërblejë me punë. Duke folur për ushtrimin e qeverisjes, ai tha se partia e tij ka siguruar një shumicë të fortë me të cilën do të mund të vazhdojë menjëherë me reformat e nevojshme

Unë do t'i qëndroj besnik detyrës time kombëtare të punës së palodhur, nuk do të toleroj sjellje arrogante apo arrogantë. Kur hodha hapat e para 20 vite më parë, nuk e kisha imagjinuar kurrë që sot do të isha përballë jush duke pasur nderin dhe përgjegjësinë të zgjidhem kryeministër i pavarur për herë të dytë. Mundohem të mësoj nga gabimet e mia dhe nuk do të kisha mundur ta bëja pa partnerët e mi. Faleminderit familjes sime që më ka mbajtur gjithmonë në tokë. Sot do ta shijojmë për pak fitoren tonë, por që nesër në mëngjes do të përveshim përsëri mëngët për të ndërtuar së bashku një Greqi të fortë me më shumë prosperitet dhe drejtësi”, tha ai.

mitsotakis zgjedhjet greqi