TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 21:31

“Po legjitimohet lëpirja në publik”, Salianji akuza qeverisë: E ka kthyer shërbimin diplomatik në vend qokash

Shkruar nga Pamfleti

“Po legjitimohet lëpirja në publik”, Salianji akuza

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji u shpreh kritik lidhur me emrat e rinj të qeverisë për ambasadorë, teksa theksoi se qeveria e ka kthyer shërbimin diplomatik në pensionim politik dhe një vend qokash.

Në një intervistë për emisionin “Frontline” në “News 24”, ai tha se me këto veprime qeveria po legjitimon atë që ai e quajti “lëpirje në publike”.

Qeveria e ka kthyer shërbimin diplomatik në pensionim politik dhe një vend qokash. Do shkoj në Zvicër thotë Muç Nano se është vend i bukur. Një shpërfaqe e gjithë neverisë, njerëz që e shesin si parim. Këtu po legjitimohet lëpirja në publik gjasme si i paanshëm. Gjithë deputetë e PS që kanë mbetur pa punë i kanë çuar si pensionim luksi në vende të ndryshme të botës”, tha ai.

salianji akuza qeverisë

Lini një Përgjigje