
Ish kryeministri, Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj ish kryetarit të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj, ndërsa tha se ky i fundit e ka vëllanë trafikant.
Berisha deklaroi se Lulzim Basha është i detyruar të zbatojë urdhërat e Edi Ramës ose ndryshe futet 6 vite në burg për larje parash. Ish kryeministri shtoi më tej se Alibeaj ka të shoqen në gjykatë kushtetuese, e cila ka kunatin të arrestuar për trafik armësh, duke shtuar se prandaj i kontrollon Rama ata.
“Demokratët kanë të drejtë për një hapje konstruktive dhe një qëndrim pajtues, pasi dështoi plani i Edi Ramës për të nxjerrë 61 kandidatë. Edi Rama ua dërgoi me zarf. Ata mbështetën kandidatët e primareve. Prandaj ata janë kontributorë dhe prandaj PD-ja është e detyruar qenë të diskutojë dhe të mblidhet me ta. Kishte një skenar të shëmtuar. Lulzim Bashën e pret ose zbatimi i urdhrit të Ramës ose 6 vite burg, minimumi, për larje parash, sepse dosja është mbyllur për një firmë. Prokurori është gati për të firmosur sapo të marrë urdhrin. Alibeaj ka të shoqen në gjykatë kushtetuesi, e cila ka kunatin të arrestuar për trafik armësh. Prandaj i kontrollon Rama këta.”, tha Berisha në “Ora News”.
Lini një Përgjigje