TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2025, 19:22

“Po na qëllojnë, fshihuni”, momentet e ekzekutimit të mafiozit grek; çfarë zbulohet nga dëshmitarët

Shkruar nga Pamfleti

“Po na qëllojnë, fshihuni”, momentet e ekzekutimit të

Të tjera detaje janë zbardhur nga ekzekutimi i mafiozit grek Giorgos Moschouris, i cili u qëllua me breshëri automatike jashtë një qendre private diagnostifikimi në Chalandri, pasditen e së enjtes.

“Pashë vrasësin me kallashnikov, ishte me gjatësi mesatare dhe filloi të hapte “zjarr”, një zhurmë si kompresor”, u shpreh një 80-vjeçar, i cili pa nga afër momentin e vrasjes së Moschouris. Në dëshminë e dhënë për mediat greke, 80-vjeçari tregon se autori i krimit pasi ka qëlluar me breshëri ka shkuar për të parë nga afër viktimëm, nëse ishte gjallë ose jo.

“Shkoi e pa nga afër nëse ishte gjallë, e qëlloi për vdekje dhe u fut në makinë për t’u larguar”. U bë "Louis"! , rrëfeu dëshmitari.

Tronditëse ishte edhe përshkrimi që i bëri ngjarjes së rëndë një punonjëseje e qendrës diagnostikuese. “Po na qëllojnë, fshihuni”, ishte ulërina e punonjëses ndaj kolegeve të saj.

Lini një Përgjigje