TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shkurt 2026, 08:18

Presidentja e Bankës Qëndrore Europiane pritet të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit 

Shkruar nga Pamfleti

Presidentja e Bankës Qëndrore Europiane pritet të japë

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, mund të largohet nga posti përpara përfundimit të mandatit të saj tetëvjeçar, i cili përfundon në prill 2027. Lajmi u publikua nga Financial Times, duke cituar burime të njohura me çështjen.

Sipas medias britanike, një largim i mundshëm do të hapte rrugën për nisjen e një procesi të ri përzgjedhjeje. Në këtë kontekst, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të mund të luanin rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e pasuesit.

Mandati i presidentit të BQE-së zgjat tetë vjet dhe nuk rinovohet. Zgjedhja e pasuesit kërkon dakordësi mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pas një procesi konsultimesh institucionale. Për këtë arsye, çdo ndryshim në drejtimin e bankës qendrore konsiderohet me rëndësi për stabilitetin institucional të eurozonës.

Gjatë drejtimit të saj në krye të institucionit monetar të eurozonës, Lagarde ka përballuar sfida të shumta, përfshirë menaxhimin e krizave ekonomike pas pandemisë, pasojat e luftës në Ukrainë dhe presionet inflacioniste në nivel evropian. BQE-ja ka ndërmarrë një cikël të gjerë rritjesh të normave të interesit për të frenuar inflacionin, duke ndikuar drejtpërdrejt në tregjet financiare dhe ekonomitë e vendeve anëtare.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i BQE-së deklaroi të mërkurën se Lagarde mbetet e përqendruar në ushtrimin e detyrës dhe nuk ka marrë asnjë vendim për përfundimin e parakohshëm të mandatit.

christine lagarde banka qendrore europiane

Lini një Përgjigje