Protestat e fermerëve grekë janë përshkallëzuar duke sjellë edhe përplasje fizike me efektivët e policisë.
Kamerat e mediave greke kanë kapur një moment i cili është bërë viral në rrjet, ku fermerët gjuajnë me shkopa druri një polic.
Gjatë incidenteve në Hania, fermerët përmbysën edhe një automjet policie. Fermerët u përpoqën të thyenin bllokadën e policisë, por policia u përgjigj duke hedhur agjentë kimikë dhe më pas ndodhën incidente.
Pamjet nga vendi tregojnë fermerë që qëllojnë me gurë drejt policisë, ndërsa tensioni rritej nga momenti në moment. Gjatë incidenteve, një civil dhe një oficer policie mbetën të plagosur.
Lini një Përgjigje