
Hezbollahu ka lëshuar një breshëri prej rreth 40 raketash në veri të Izraelit, ka thënë ushtria izraelite.
Ndërsa disa prej raketave u kapën, të tjerat ranë në zona të hapura dhe u dëgjuan sirena për të paralajmëruar rënien e copëzave.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se nuk raportohet për të lënduar gjatë sulmit.
Hezbollahu - një grup militant i mbështetur nga Irani me bazë në Liban - ka shkëmbyer rregullisht zjarr me Izraelin që nga sulmet e 7 tetorit.
Lini një Përgjigje