Bota28 Shtator 2023, 15:49

Stoltenberg vizitë të papritur në Kiev: Forcat ukrainase po fitojnë terren

Shkruar nga Pamfleti

Stoltenberg vizitë të papritur në Kiev: Forcat ukrainase po

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , ka zhvilluar një vizitë të papritur në Kiev, ku ka theksuar se forcat ukrainase po "fitonin gradualisht terren" në kundërsulmin e tyre kundër forcave ruse.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky, Stoltenberg ka thënë se trupat ruse po luftojnë për "iluzionet perandorake" të Moskës.

Gjithashtu ai ka njoftuar se NATO tani ka nënshkruar kontrata totale me kompanitë e armëve me vlerë 2.4 miliardë euro për municione bazë, nga të cilat 1 miliard euro janë porosi të forta.

Mediat e huaja shkruajnë se  ai ka theksuar se do t'i lejojnë anëtarët e NATO-s të rimbushin rezervat e tyre të varfëruara, ndërsa në të njëjtën kohë do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me municion, i cili është një faktor kyç në luftë.

Gjithashtu ai ka dënuar sulmet ruse pranë kufirit të Ukrainës me Rumaninë anëtare të NATO-s .

Ai theksoi se nuk ka prova se këto sulme ishin një sulm i qëllimshëm ndaj Rumanisë, por i quajti ato "të pamatur" dhe "destabilizues".

stoltenberg kiev ukraine