Bota26 Mars 2023, 12:44

Putin e thotë hapur: S’mbajmë asgjë sekret”, po bashkëpunojmë me Kinën në fushën ushtarake

Shkruar nga Pamfleti
Putin e thotë hapur: S’mbajmë asgjë sekret”, po
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka pranuar bashkëpunimin ruso-kinez sa i përket aspektit ushtarako-teknik, sidoqoftë ka mohuar që të ketë një aleancë ushtarake midis tyre.

Përmes një interviste mediatike, Putin u shpreh se: “Rusia dhe Kina po zhvillojnë bashkëpunim, duke përfshirë bashkëpunimin ushtarak-teknik, por kjo nuk është një aleancë ushtarake”.

Sipas shefit të Kremlinit, bashkëpunimi mes Rusisë dhe Kinës nuk përbën kërcënim për Perëndimin.

“Ne nuk po krijojmë asnjë aleancë ushtarake me Kinën. Po, kemi bashkëpunim edhe në fushën e bashkëpunimit ushtarak-teknik, nuk po e fshehim, por është transparente, nuk ka asgjë sekrete“, tha Putin.

Vlen të theksohet se, thellimi i raporteve mes Putin dhe Xi Jinping vjen pak pas vizitës 3-ditore të udhëheqësit kinez në Moskë, ku ndër të tjera u fol edhe për një plan paqe të propozuar nga Pekini për ti dhënë fund agresionit rus në Ukrainë. Putin ra dakord me propozimin e Xi, por shprehu shqetësimin se Perëndimi nuk do ta pranonte. Nga ana tjetër Pentagoni e bëri të qartë që nuk ka marrëveshje Rusi-Ukrainë në kushtet në të cilat ndodhen dy vendet. Sipas SHBA, Rusia duhet të tërhiqet nga territoret e pushtuara.

putin kina