
Ish presidenti, Donald Trump ka pohuar se nëse ai do të mbetej në detyrë si presidenti i SHBA Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën.
Ai gjithashtu pretendon se e vonoi pushtimin rus me disa vite pasi i tha presidentit rus të mos e bënte diçka të tillë.
Gjatë një interviste në median amerikan, Fox News ai tha se ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me Putinin, për të cilin tha se kishte disa kohë që nuk kishte kontaktuar.
"Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Putinin. Domethënë, nuk kam folur me të për një kohë të gjatë, por kam një marrëdhënie shumë të fortë me Putinin. Shiko, unë fola me të. Unë thashë, nëse e bën këtë, do të jetë ferri për të paguar. Do të jetë një katastrofë. Mos e bëj", u shpreh ai.
Lini një Përgjigje