TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Dhjetor 2024, 14:49

'Qëndruam rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21-vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

Shkruar nga Pamfleti
'Qëndruam rreth 2 orë në ajër', dëshmia e
Putini kërkoi falje për rrëzimin e avionit

Aykhan Bayramzada është një nga 29 të mbijetuarit nga rrëzimi i aeroplanit të Azerbajxhan Airlines në Kazakistan të mërkurën, ku humbën jetën 38 persona.

Ai ka dhënë një deklaratë për mediat vendase në lidhje me aksidentin e ndodhur më 25 dhjetor.

'Ishte hera ime e parë që udhëtoja me avion, por nuk shkoi siç duhej. Mbaj mend që pilotët tentonin të zbrisnin avionin në pistë, disa herë, por nuk mundeshin. Ne e ndjemë se diçka nuk po shkonte mirë, ekuipazhi na lajmëroi se duhet të bënim një ulje emergjent”, tha Bayramzada.

Sipas të dhënave të marra, pavarësisht kërkesave te pilotit për ulje emergjente, avioni i dëmtuar nuk është lejuar të zbresë në aeroportet ruse, dhe është urdhëruar të fluturojë përmes detit Kaspik në drejtim të Aktau.

Aeroportet e Makhachkala dhe Mineralnye refuzuan avionin dhe sistemet elektronike ruse bllokuan komunikimin me kullat e kontrollit.

Ndërkohë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka kërkuar falje Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliev, lidhur me incidentin tragjik që shkaktoi dhe rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të kompanisë ajrore “Azerbajxhan Airlines”, në Kazakistan më 25 Dhjetor.

Në deklaratën e Kremilit, u tha se ndërsa avioni u përpoq të ulej në Grozny, dronët ukrainas po sulmonin Rusinë dhe forcat ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën sulmet.

“Përgjatë kësaj kohe, Grozny, Mozdok dhe Vladikavkaz u sulmuan nga dronë të komanduar ukrainas dhe mbrojtja ajrore ruse i zmbrapsi këto sulme”, thuhet në deklaratë.

Mirëpo, Vladimir Putin nuk ka përmendur faktin që mbrojtja ajrore ruse ka goditur avionin në të cilin 42 persona humbën jetën ndërsa 25 të tjerë mbijetuan.

Goditjen gabimisht të avionit nga sistemi mbrojtës ajror rus në Çeçeni e mbështetën fuqimisht edhe SHBA, si dhe Ukraina që në momentet e para.  

aykhan bayramzada azerbaijan airlines

Lini një Përgjigje