TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Dhjetor 2024, 14:30

Rrëzimi i avionit të Azerbajxhanit, Putin kërkon falje: Ishte aksident tragjik, u detyruam t’a godisnim

Shkruar nga Pamfleti
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhanit, Putin kërkon falje: Ishte
Pamje nga avioni i rrëzuar i Azerbajxhan Airlines

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje Ilham Aliyev, presidentit të Azerbajxhanit, për rrëzimin e avionit që shkaktoi 38 vdekje.

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë përgjegjësinë lidhur me rrëzimin e avionit Azerbajxhan Airlanes në Kazakistan, që shkaktoi vdekjen e 38 personave.

Putin i kërkoi falje presidentit azerbajxhanas Ilham Aliyev dhe e quajti këtë ngjarje si një “incident tragjik” në hapësirën ajrore ruse.

Kremlini tha se ndërsa avioni u përpoq të ulej në zonën e Groznys, dronët ukrainas po sulmonin Rusinë dhe forcat ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën sulmet.

“Gjatë kësaj kohe, Grozny, (qyteti) Mozdok dhe Vladikavkaz po sulmoheshin nga dronët luftarakë ukrainas dhe mbrojtja ajrore ruse po i zmbrapste këto sulme”, tha Kremlini  por pa specifikuar se mbrojtja ajrore ruse goditi avionin.

Çfarë ndodhi?

Fluturimi J2-8243 u rrëzua në ditën e Krishtlindjeve pranë qytetit Aktau në Kazakistanin perëndimor, duke vrarë të paktën 38 persona. Ai ishte nisur nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku dhe po shkonte për në Grozny, një qytet në rajonin jugor rus të Çeçenisë. Por ndërsa iu afrua destinacionit, avioni u devijua qindra milje në lindje dhe u rrëzua në anën tjetër të detit Kaspik. Ishin 29 të mbijetuar.

Çfarë ka thënë linja ajrore?

Azerbajxhan Airlines foli për "ndërhyrje të jashtme fizike dhe teknike".

Kompania gjithashtu ka pezulluar një mori fluturimesh drejt qyteteve ruse, megjithëse do të vazhdojë të shërbejë në Moskë dhe Shën Petersburg. Një pasagjer nga fluturimi tha se dëgjoi të paktën një zhurmë të fortë ndërsa avioni i afrohej Groznit. 

Çfarë deklaroi Rusia fillimisht?

Fillimisht, mbikëqyrësi rus i aviacionit Rosaviatsia tha se urgjenca mund të jetë shkaktuar nga një goditje zogjsh.

Përpara se të dilnin raportet për sulmin rus, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk do të ishte e duhur të komentohej derisa të përfundojë një hetim.

Më herët sot - më shumë se 15 orë pasi raportet filluan të dalin - Peskov tha vetëm se nuk kishte asgjë për të shtuar.

Dhe vetëm disa orë më parë, Rosaviatsia tha se kapitenit të avionit i ishin ofruar aeroporte të tjera për ulje, por kishte zgjedhur Aktaun.

Piloti u përpoq të ulej dy herë në aeroportin e Groznit, shtoi mbikëqyrësi, por mjegulla e dendur dhe një alarm lokal për dron ndërprenë përpjekjet. Ai tha se do të ofrojë mbështetje gjithëpërfshirëse për hetimet e Kazakistanit dhe Azerbajxhanit.

 

rrezimi i avionit ne kazakistan azerbajxhan airlaines

Lini një Përgjigje