
Irani ka uluir pritshmëritë për një raund të ri negociatash të mundshme në Islamabad dhe shpreh dyshime se deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje mund të shërbejnë si mbulesë për një sulm të papritur nga Shtetet e Bashkuara.
Media amerikane Axios, raporton se deri në orët e pasdites, autoritetet iraniane nuk kishin konfirmuar ende dërgimin e një delegacioni negociator në Islamabad. Sipas Axios, disa zyrtarë iranianë aludojnë se që qëllimi real i Trump të jetë rifillimi i konfliktit.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se Irani ka refuzuar zhvillimin e një raundi të dytë negociatash me Shtetet e Bashkuara në Pakistan, duke thënë se "nuk planifikuar bisedime, pasi kërkesat e paarsyeshme dhe jorealiste, ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve dhe kundërthëniet e vazhdueshme, si dhe bllokimi aktual nga administrata Trump, nuk lënë asnjë perspektivë të qartë për negociata të frytshme”.
Axios shton gjithashtu se, mbetet e paqartë se kur mund të nisin konkretisht bisedimet dhe se kur zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, mund të largohet nga Uashingtoni.
Lini një Përgjigje