Bota18 Mars 2023, 08:39

Rikthehen tensionet, Koreja e Veriut nis mobilizimin ushtarak; 800 mijë qytetarë dalin vullnetarë për të luftuar kundër SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen tensionet, Koreja e Veriut nis mobilizimin ushtarak; 800 mijë

Koreja e Veriut i është përgjigjur stërvitjeve të vazhdueshme ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Kësaj radhe jo me testimin e raketave balistike por me një thirrje për mobilizim ushtarak.

Rreth 800,000 qytetarë dolën vullnetarë për t’u bashkuar me forcat e armatosura të Koresë së Veriut për të luftuar kundër SHBA- së.

Thirrja për t’u regjistruar në forcat e armatosura pason lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të vazhdueshme të SHBA dhe Koresë së Jugut. Kjo thirrje shënon një përshkallëzim tjetër të situatës në kontinentin aziatik.

Pheniani lëshoi të enjten raketën Hëasong-17 në zonën midis gadishullit Korean dhe Japonisë, disa orë para mbërritjes së presidentit të Koresë së Jugut në Tokio.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka akuzuar Uashingtonin dhe Seulin për përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në gadishullin Korean, ndërsa zhvillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake, më e madhja në vite në rajon si pjesë e bashkëpunimit të mbrojtjes së SHBA-së me Korenë e Jugut.

 

koreja veriut mobilizim 800 mijë vullnetarë