Bota17 Mars 2023, 21:00

Takimi i Ohrit, protesta në Serbi kundër dialogut; urdhër-arresti për Putinin pezmaton Vuçiçin

Shkruar nga Pamfleti
Takimi i Ohrit, protesta në Serbi kundër dialogut; urdhër-arresti
Protestat në Serbi

Vuçiç paralajmëroi se nuk do të firmosë asgjë nesër. Ai u duk i pezmatuar pas urdhër-arrestit të lëshuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin...

Një ditë para takimit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kanë shpërthyer protestat në Serbi. Të djathtë kanë kundërshtuar planin franko-gjerman duke kërkuar që presidenti të mos firmosë nesër.

Me parulla “Jo kapitullimit”, “Tradhtar”, ata akuzuan Vuçiçin se po bën pazare në kurriz të Serbisë.

Vuçiç e pranon kapitullimin dhe prandaj duhet t’i themi nga ky vend që të largohet nga pushteti dhe të shpallë zgjedhje të reja. Në historinë tonë ka pasur nga ata që do të shisnin besimin për darkë, dhe ka nga ata që argumentojnë se do të ishte më mirë ta pranonim marrëveshjen. Ne e dimë se nëse do të hyjmë në BE, do të ketë një kërkesë për njohjen e Kosovës dhe heqjen dorë nga Republika Srpska”, u tha qytetarëve deputeti, Vojislav Mihajiloviç.

Takimi i Ohrit, protesta në Serbi kundër dialogut; urdhër-arresti

Gjatë fjalimit të Mihajiloviçit është shfaqur një video e Vuçiçit duke thënë se Kosova nuk do t'i bashkohet organizatave ndërkombëtare, teksa qytetarët e mbledhur thërrisnin “Tradhtar”.

Nga na tjetër Vuçiç paralajmëroi se nuk do të firmosë asgjë nesër. Ai u duk i pezmatuar pas urdhër-arrestit të lëshuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Aleksandar Vuçiç tha se për shkak të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë për arrestimin e presidentit të Rusisë, pozita e Serbisë në Ohër nesër do të jetë më e vështirë dhe se për këtë do të duhet të mendojë me kujdes çdo lëvizje. /Pamfleti

Takimi i Ohrit, protesta në Serbi kundër dialogut; urdhër-arresti

Takimi i Ohrit, protesta në Serbi kundër dialogut; urdhër-arresti

 

putin kosov vucici