Bota30 Qershor 2023, 16:27

Rindërtimi pas luftës, Banka Botërore ofron 1.5 miliardë dollarë për Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Rindërtimi pas luftës, Banka Botërore ofron 1.5 miliardë

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, njoftoi të premten se vendi i tij do të marrë 1,5 miliard dollarë nga Banka Botërore për t’i mbështetur me rindërtimin dhe rimëkëmbjen.

Sipas kryeministrit ukrainas, fondet do garantohen nga qeveria japoneze dhe do të ndahen për t’i përkrahur sigurinë sociale dhe zhvillimin ekonomik, tha kryeministri ukrainas.

“Në veçanti, huaja do ta ndihmojë përkrahjen e subvencioneve për njerëzit e zhvendosur brenda vendit dhe pagesat e pensioneve”, shtoi ai.

Ukraina varet nga ndihma financiare e partnerëve të huaj për të mbuluar deficitin buxhetor. Të enjten, bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi shqyrtimin e borxhit për Kievin, duke i lejuar Ukrainës që të tërhiqte menjëherë 890 milionë dollarë për ta mbështetur buxhetin.

Qeveria ukrainase shpreson për një rimëkëmbje modeste ekonomike këtë vit, pasi ekonomia u tkurr për rreth një të tretën më 2022 për shkak të luftës dhe është duke punuar me partnerët e huaj për ta siguruar financimin për të ashtuquajturën rimëkëmbje e shpejtë.

Ukraina është duke rindërtuar shkolla, spitale, rrugë dhe ura dhe duke bërë riparime në sektorin e energjisë pavarësisht nga luftimet e vazhdueshme në pjesët jugore dhe lindore të vendit.

banka boterore ukraine ndihme