TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shtator 2025, 14:33

Rusia njofton pezullimin e negociatave me Ukrainën, Kremlini: Evropianët bllokuan procesin

Shkruar nga Pamfleti

Rusia njofton pezullimin e negociatave me Ukrainën, Kremlini:

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainë ekzistojnë, por aktualisht janë pezulluar.

Tre raunde negociatash u zhvilluan këtë vit në Stamboll, Turqi, i fundit prej të cilëve u zhvillua në korrik.

I pyetur në lidhje me një takim të ri të mundshëm ballë për ballë ose komunikim të mundshëm online, Peskov tha se “negociatorët tanë kanë mundësinë të përdorin këto kanale. Por në këtë pikë mund të përshkruhen kontaktet si të ndërprera”.

Peskov u shpreh se procesi i paqes është një çështje e ndërlikuar që nuk mund të prodhojë “rezultate të shpejta”. “Pala ruse e mban angazhimin e saj për të ndjekur dialogun paqësor dhe zgjidhjen paqësore”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Kremlinit ra dakord me vërejtjet e Presidentit Bjellorus Alexander Lukashenko, i cili më parë akuzoi udhëheqësit e BE-së dhe presidentin ukrainas Volodymyyr Zelensky për bllokimin e procesit të paqes. Sipas Peskov, “evropianët pengojnë dhe kjo nuk është sekret”.

 

Lini një Përgjigje