TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shtator 2025, 16:28

Rusia rrëzon pretendimet e BE-së: Nuk kemi ndërhyrë në sistemin e avionit të Von der Leyen

Shkruar nga Pamfleti
Rusia rrëzon pretendimet e BE-së: Nuk kemi ndërhyrë në
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov ka reaguar lidhur me pretendimin se Rusia ishte e përfshirë në navigimin e avionit që po udhëtonte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Peskov i ka cilësuar të pavërteta këto pretendime, teksa theksoi se informacioni i KE ishte i pasaktë.

"Informacioni juaj në lidhje me përfshirjen e supozuar të Rusisë është i pasaktë", tha zëdhënësi i Kremlinit për Financial Times.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna-Kaisa Itkonen, deklaroi në një konferencë për shtyp se aeroplani që udhëtonte Von der Leyen në qytetin bullgar të Plovdivit kishte përjetuar një mosfunksionim në sistemin e tij elektronik të navigimit ndërsa po i afrohej aeroportit.

Sipas Itkonen, Komisioni Evropian kishte marrë informacion nga autoritetet bullgare se mosfunksionimi ishte shkaktuar nga një ndërhyrje ruse.

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka pasur ndërhyrje në sinjalin GPS të avionit që transportonte presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë afrimit në aeroportin e Plovdivit në Bullgari.

Zëdhënësja e Komisionit, njoftoi se ndërhyrja ka qenë një akt i qëllimshëm dhe i hapur nga Rusia. Megjithatë, pavarësisht pengesave teknike, avioni u ul në mënyrë të sigurt.

“Konfirmojmë se ka pasur ndërhyrje në sinjalin GPS, por avioni u ul i sigurt në Bullgari. Autoritetet bullgare dyshojnë se bëhet fjalë për një ndërhyrje të hapur nga ana e Rusisë”, deklaroi Podestà, duke konfirmuar raportimin e Financial Times.

Sipas saj, incidenti është pjesë e një strategjie më të gjerë frikësimi.

“Jemi të mësuar me këto lloj kërcënimesh dhe përpjekjesh për frikësim, të cilat përbëjnë element të sjelljes armiqësore të Rusisë. Ky episod forcon më tej vendosmërinë tonë të palëkundur për të forcuar kapacitetet tona mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën”, u shpreh zëdhënësja e Komisionit.

Komisioni Evropian thekson se vizita e presidentes von der Leyen në vendet që kufizohen me Rusinë dhe Bjellorusinë merr një domethënie edhe më të madhe pas këtij incidenti, duke vënë në dukje rreziqet e përditshme me të cilat përballen ato.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të investojë në mbrojtje dhe gatishmëri ushtarake, veçanërisht pas këtij incidenti”, shtoi Podestà.

 

dmitry peskov ursula von der leyen rusia

Lini një Përgjigje