Politike16 Tetor 2023, 18:47

Mbyllet Samiti i Berlinit, Rama: Këto kohë të vështira, duhet të shërbejnë për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin tonë

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet Samiti i Berlinit, Rama: Këto kohë të vështira,

Kryeministri Edi Rama i pozicionuar në qendër të dy liderëve europian Von der Leyen dhe Scholz në konferencën e përbashkët, tha se Samiti i procesit të Berlinit i mbajtur për herë të parë në Tiranë u mbyll në një mënyrë mjaft pozitive.

Gajtë fjalës së tij, Rama falënderoi kancelarin Gjerman Olaf Scholz, i cili pranoi që ta sillte këtë samit në Shqipëri dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, e cila konfirmoi ditën e sotme planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Një fjalë Rama e kishte dhe për konfliktin në Gaza, teksa shtoi se situata të tilla të vështira duhet të ndihmojnë për të rritur bashkëpunimin mes vendeve në Europë. 

Ndërsa samiti u mbyll me diskutime të frytshme, me shkëmbime të hapura, e me një ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do të gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falenderuar kancelarin që në mënyrë kaq të hirshme që i hapur për idenë për ta sjellë procesin jashtë BE në Tiranë dhe nuk do të gjeja dot kurrë fjalët për të falenderuar presidenten e komisionit që i dha samitit diçka thelbësore përmes planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky është moment i është në kohë dhe sfidat me të cilat përballemi janë të jashtëzakonshme për shkak të krizave që kanë goditur të gjithë ne, qofshim Evropë me B apo pa B bashkëlidhur.

Nuk duhet se gjërat bëhen më mirë përpara se të përkeqësohen në shumë fronte, përfshirë atë të ri në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Në të njëjtën kohë, këto kohë kanë farkëtuar miqësinë, bashkëpunimin tonë, ndjenjën e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt Ballkanit Perëndimor. Këta dy gjermanë krah meje kanë orare, kanë afate kohe të përcaktuara. Kështu që nuk dua që të marr nga koha e tyre këtu sepse nuk ndodh çdo ditë që të kemi nderin që të presim kancelarin e Gjermanisë dhe presidenten e Komisionit, kështu që jam i sigurt që ajo që do të thonë ata janë më të rëndësishme që do të them unë”, tha ai.

rama tiranë samiti