Politike16 Tetor 2023, 18:19

Përurimi i Kolegjit Evropian, Rama: Dija është dhuratë e jashtëzakonshme që na jep BE, na keni gjithmonë me vete

Shkruar nga Pamfleti

Përurimi i Kolegjit Evropian, Rama: Dija është dhuratë e

Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e përurimit të Kolegjit Evropian në Tiranë, tha se dija është dhurata më e jashtëzakonshme që BE i jep vendit tonë.

Gjatë fjalës së tij, Rama shtoi se BE është një bekim për vendet tona sepse është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet.

”Kush do ta mendonte ndonjëherë në atë kohë kur u konceptua dhe u ndërtua kjo piramidë për një qëllim krejt tjetër që armiqtë më të urryer të burrit që ishte shtysa për këtë piramidë do të vinin një ditë dhe do të bënin këtë pushtim. Askush! Nga ana tjetër, kush do ta mendonte në fund të vitit të kaluar që BE do të ishte kaq i shpejtë për të kaluar nga fjalët në vepra, më pak se një vit dhe ja ku jemi. Dje presidentja e Komisionit pretendoi çeljen e aplikimeve, sot hapen dyert e zyrës së përfaqësimit dhe vitin tjetër njerëzit do të nisin mësimet e tyre në Kolegjin e Evropës. Diçka po ndodh dhe është e mahnitshme. Por dua të ndaja me ty atë anektodë të takimit me një ish kryeministr të një vendi të BE që ka qenë pjesë e ish Perandorisë Sovjetike. Më tha se në vendin tim ka mijëra njerëz, jo vetëm nga kombësi të tjera, por edhe bashkëkombas që na ndjekin hap pas hapi për të na kontrolluar çfarë bëjmë në emër të BE. I thashë po hapim kolegjin e Evropës, tha ‘o zot po formoni ata njerëz që do t’ju vihen pas për të kontrolluar se si bëhen gjërat’. I thashë Po. Më tha është njësoj si një KGB transparente. Nuk mund të luash me ta.

Më duhet të them se BE është një bekim për vendet tona sepse është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet. Në fund të fundit e shkuara jonë është përcaktuar nga shumë gjëra të këqija që ishin rezultat i mungesës së institucioneve. Madje dhe kur disa u ndërtuan u ndërtuan për së prapthi. Ndaj ndërtimi për së pari i institucioneve demokratike është diçka që nuk mund ta bësh nëse nuk ke BE që të mëson si ta bësh këtë. Dija është dhurata më e jashtëzakonshme që BE na jep ne dhe vendeve si ne. Ne ankohemi, ndonjëherë dhe bërtasim, ka momente që duam të heqim dorë se nuk është e lehtë por është e vetmja rrugë. Dua të falenderoj të gjithë ata që janë të pranishëm që na kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugës dhe që ne këtu sot duke thënë diçka thelbësore, që është e rëndësishme që ne në Ballkan ta mësojmë. Cilësia e jetës nuk përcaktohet nga sa biem dakord, por si nuk biem dakord me njëri tjetrin. Një nga mësimet e BE është që biem dakord që nuk biem dakord për gjëra për të ecur përpara për shumë gjëra të tjera, për të gjetur një rrugë për të ecur përpara.

Dua të falenderoj ata që janë këtu sepse prania juaj fizikisht dhe shpenzimi i gjithë kësaj dite me ne, është dhuratë zemre, është një dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë sepse u izoluam nga bota për shekuj të tërë dhe kurrë nuk patëm mundësi të zgjidhnim se me kë donim të ishim. Gjithmonë ana nga jemi rreshtuar është imponuar dhe për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë dhe ishte e shkëlqyer dhe për meritë vërtet të popullit shqiptar, që zgjedhja e parë e lirë dhe më e mirë. Me BE-në gjithmonë, na kemi me vete çfarëdo që të bëni. Ne kurrë nuk do të rreshtim së dashuri juve”, tha Rama.

rama be dhurate kolegji evropian