Bota22 Maj 2023, 20:46

Samiti i Brukselit/ BE-së i soset durimi me Serbinë: Pa u shkëputur nga Moska, nuk ka integrim

Shkruar nga Pamfleti

 

Samiti i Brukselit/ BE-së i soset durimi me Serbinë: Pa u
Vuçiç dhe Putin

Serbia është shteti i vetëm në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Por duket se BE ka shtuar presionin...

Bashkimi Europian ja ka bërë të qartë Serbisë se nuk mund të luajë më me dy porta. Beogradi synon të integrohet në BE, por nga ana tjetër mundohet të ruajë miqësinë me Moskën. Por duket se Brukseli këtë herë ja ka bërë të qartë se pa vendosur sanksione dhe pa u distancuar nga Moska, nuk ka integrim.

Ka qenë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ai i cili ka lëshuar një mesazh të fortë për presidentin Vuçiç.

Ne mirëpresim zgjedhjet strategjike dhe të guximshme të disa prej tyre shteteve të Ballkanit Perëndimor që janë plotësisht në përputhje me sanksionet kundër Rusisë. Ne gjithashtu u theksuam atyre që nuk janë rreshtuar ende, ose nuk janë rreshtuar fare, dhe këtu veçanërisht do të theksoja Serbinë, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu është e dëmshme për interesin kombëtar të Serbisë”, tha Borrell.

Këto deklarata ai i bëri pas takimit në Bruksel të ministrave të bllokut, ku në Këshillin e Punëve të Jashtme u diskutua për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim që u mbajt më 22 maj, morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Serbia është shteti i vetëm në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke mos ndjekur shembullin e Brukselit. Por duket se BE-së po i soste durimi.

serbia be integrimi