TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2025, 07:24

Samiti i OKB, Brukseli i bashkohet Parisit për njohjen e shtetit palestinez

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i OKB, Brukseli i bashkohet Parisit për njohjen e shtetit palestinez

Qeveria belge synon të ecë përpara me njohjen e shtetit të Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më vonë këtë muaj, njoftoi Ministri i Jashtëm belg Maxime Prevost.

"Palestina do të njihet nga Belgjika në samitin e OKB-së" dhe në të njëjtën kohë do të shpallen "sanksione të rrepta kundër qeverisë izraelite", theksoi ministri i Jashtëm belg Prevost nëpërmjet X.

Në fund të korrikut, Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Parisi do të njihte shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet nga 9 deri më 23 shtator në Nju Jork.

Më shumë se një duzinë vendesh të tjera perëndimore u bënë thirrje qeverive në mbarë botën që ende nuk e kanë bërë këtë, ta bëjnë këtë.

Lini një Përgjigje