Bota19 Shtator 2023, 22:45

Samiti i OKB, Perëndimi në unison kundër Moskës: Putin rrezik për të gjithë, qëndrojmë krah Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i OKB, Perëndimi në unison kundër Moskës: Putin

Liderë nga e gjithë bota mbajtën fjalimet e tyre në mbështetje të Ukrainës dhe bënë thirrje për të qëndruar të bashkuar dhe u dërguan një mesazh të qartë Putinit se nuk do të tërhiqen, derisa Kievi të triumfojë...

Ditën e sotme u mbajt Samiti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku në fokus të saj ishte agresioni rus dhe mbështetja që i duhet dhënë Ukrainës, për t’i bërë ballë mizorive të Putinit.

Liderët nga e gjithë bota mbajtën fjalimet e tyre në mbështetje të Ukrainës dhe bënë thirrje për të qëndruar të bashkuar dhe u dërguan një mesazh të qartë Putinit, se nuk do të tërhiqen derisa Kievi të triumfojë.

Presidenti i SHB-ve Joe Biden në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për të trajtuar sfidat globale, duke theksuar se vendet në mbarë botën ndajnë një të ardhme të përbashkët.

Ai u bëri thirrje liderëve botërorë që të mos lejojnë që mbështetja për Ukrainën të zvogëlohet, duke thënë se Rusia po mbështet te ideja se vendet mund të lodhen nga konflikti i zgjatur që "do ta lejojë atë të brutalizojë Ukrainën pa pasoja".

"Nëse ne braktisim parimet thelbësore të kartës së OKB-së për të qetësuar një agresor, a mundet çdo shtet anëtar të ndihet i sigurt se është i mbrojtur? Nëse lejojmë që Ukraina të gërmohet, a është e sigurt pavarësia e ndonjë kombi?", tha ai.

Ai tha se SHBA dhe partnerët e saj do të "mbronin demokracinë", duke shtuar se  duhet të qëndrojnë kundër këtij agresioni sot për të penguar agresorët e tjerë të mundshëm nesër".

Ndërkohë Antonio Guterres, gjatë fjalimit të tij në samitin e OKB-së në Neë York, deklaroi se vende të tilla si Rusia po krijojnë pasiguri në botë për të gjithë pas pushtimit të Ukrainës.

Ai shtoi se lufta në Ukrainë ka pasur ndikime serioze për botën përtej Kievit, duke vënë në dukje marrëveshjen e drithërave në Detin e Zi.

Bota ka shumë nevojë për ushqimin ukrainas dhe plehrat ruse për të stabilizuar tregjet dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. Në të gjithë botën, po shfaqen rreziqe të reja ndërsa vendet zhvillojnë armë të reja dhe armët bërthamore nuk duhet të lejohen. Sudani po shkon drejt një luftë civile në shkallë të gjerë. Miliona njerëz janë larguar dhe vendi rrezikon të shkatërrohet.

Në Republikën Demokratike lindore të Kongos, miliona janë të zhvendosur dhe dhuna me bazë gjinore është një realitet i tmerrshëm i përditshëm në një vend që vuajti shekuj të shekujve të shfrytëzimit kolonial, sot është i pushtuar nga dhuna e bandave dhe ende pret mbështetjen ndërkombëtare. Në Afganistan, 70% e popullsisë ka nevojë për ndihmë humanitare me të drejtat e grave dhe vajzave të mohuara sistematikisht në Mianmar, dhunën brutale, përkeqësimin e varfërisë dhe minimin e shpresë për një kthim në demokraci”, tha ai.

Thirrje për mbrojtjen e Ukrainës, bëri dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili deklaroi se nëse Perëndimi nuk e mbron Ukrainën tani, asnjë komb në botë nuk do të jetë i sigurt.

Asambleja u mbyll me fjalimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili e akuzoi Rusinë për gjenocid dhe për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas me qëllim për t'i mësuar ata të urrejnë Ukrainën.

"Ka dhjetëra mijëra fëmijë që ne e dimë se janë rrëmbyer nga Rusia dhe ne po përpiqemi t'i kthejmë fëmijët në shtëpi, por koha kalon. Çfarë do të ndodhë me ta? Ata fëmijë në Rusi mësohen të urrejnë Ukrainën dhe të gjitha lidhjet me familjet e tyre janë prishur. Ky është padyshim një gjenocid. Ne duhet të veprojmë të bashkuar për të mposhtur Rusinë, në mënyrë që OKB të mund të fokusohet në sfida të tjera globale”, tha ai.

Zelensky vazhdoi fjalimin e tij duke renditur kërcënime të tjera vdekjeprurëse, përveç armëve bërthamore.

Ne shohim qytete, shohim fshatra në Ukrainë, të fshira nga artileria ruse. Ne i dimë efektet e mundshme të përhapjes së luftës në hapësirën kibernetike. Falë Zotit, njerëzit nuk kanë mësuar ende se si të përdorin klimën si armë", vazhdon ai, përpara se të listojë disa fatkeqësi natyrore të kohëve të fundit.

Zelensky foli më pas për formulën e tij të paqes, e cila thotë se do t'i japë fund luftës në Ukrainë, të cilin njoftoi se do ta paraqesë në samit global të paqes që do të mbahet së shpejti. Teksa shtoi se gjithçka e propozuar nga Moska nuk mund t’i zihet besë.

"Të keqes nuk mund t'i besohet, thjesht pyesni Prigozhin", tha Zelensky, duke iu referuar ish-kreut të një grupi ushtarak privat, i cili ngriti një kryengritje kundër Putinit dhe vdiq në një aksident avioni dy muaj më vonë.

Zelensky e mbyll fjalimin e tij me shpresën se lufta e Rusisë do të jetë e fundit në botë, duke thënë "Slava Ukraini", teksa u largua nga skena, ai mori një duartrokitje e cila zgjati gati një minutë nga të pranishmit në Asamble./Pamfleti

aasambleja okb putin