TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2025, 17:16

Protestat e dhunshme në Serbi, Vuçiç: Nuk do të shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Shkruar nga Pamfleti

Protestat e dhunshme në Serbi, Vuçiç: Nuk do të shpall

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si përgjigje ndaj protestave kundër pushtetit. Ditët e fundit, protestat janë bërë të dhunshme.

“Nuk po e konsiderojmë këtë masë, sepse procedura është e komplikuar. Është mundësia e fundit, mirëpo nuk e kemi konsideruar dhe nuk do të dëshiroja që ta konsiderojmë”, tha ai.

Presidenti serb u shpreh se në “tre apo katër ditët e ardhshme shteti do të marrë vendime të habitshme” si përgjigje ndaj protestave kundër qeverisë.

“Do të duket sikur ne jemi tërhequr, sikur jemi frikësuar”, u shpreh Vuçiç duke shtuar se përgjigja e shtetit nuk do të jetë e zakonshme. Ai nuk ka treguar detaje se çfarë vendimi do të marrë qeveria.

Protestat kundër Qeverisë janë organizuar në qytete të ndryshme serbe në ditët e fundit ndërsa ka pasur përleshje në mes të protestuesve dhe policisë.

Protestat e fundit janë nxitur nga disa incidente në qyteza të Vojvodinës, më 12 gusht, kur mbështetësit qeveritarë i kanë sulmuar protestuesit me fishekzjarrë.

Situata është përshkallëzuar edhe nga veprimet e zyrtarëve policorë atë ditë, ndërsa protestuesit i kanë akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar sulmet.

Policia i ka hedhur poshtë këto akuza ndërsa deklaroi se shteti ka parandaluar trazira të mëdha.

Lini një Përgjigje