Bota 8 Dhjetor 2023, 19:51

Takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi sot se brutaliteti i Hamasit nuk mund të arsyetojë kurrë ndëshkim kolektiv të palestinezëve, teksa Izraeli zhvillon fushatë kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Guterres ka mbajtur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, disa javë pas nisjes së luftimeve që kanë lënë mbi 17,170 persona të vdekur në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Rreth 130 pengje po mbahen ende. Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte, si dhe trajtim njerëzor dhe vizita të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, derisa të lirohen. Në të njëjtën kohë, brutaliteti i kryer nga Hamasi, nuk mund të arsyetojë kurrë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez. I dënoj këto sulme, pa asnjë rezervë. Jam i tronditur nga raportimet për dhunë seksuale. Nuk ka arsyetim për vrasje të qëllimshme të 1.200 njerëzve, përfshirë 33 fëmijëve, plagosjen e mijëra tjerëve dhe marrjen e pengjeve”, tha kreu i OKB.

Kujtojmë se Guterres  ka shfrytëzuar Artikullin 99 të Kartës së OKB-së për të fokusuar vëmendjen e Këshillit në çfarëdo çështje që, sipas mendimit të tij, mund të kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Guterres synon arritjen e një armëpushimi humanitar për të parandaluar katastrofë me implikime potencialisht të pakthyeshme për palestinezët dhe gjithë Lindjen e Mesme.

guterres okb gaza