Bota25 Maj 2023, 18:00

Shpallet qeveria teknike në Greqi, më 25 qershor vendi sërish në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Shpallet qeveria teknike në Greqi, më 25 qershor vendi sërish

Greqia ka shpallur pasditen e sotme qeverinë teknike deri në zgjedhjet e ardhshme. Kryeministër do të jetë Ioannis Sarmas i cili mori detyrën e ushtruesit të postit të kryeministrit dhe më pas do të marrë stafetën e përkohshme nga Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis e priti në shkallët e godinës dhe më pas e shoqëroi në kryeministri. Pasi i uroi suksese në detyrë, ai i dorëzoi një dosje voluminoze blu, e cila përmban, tha ai, të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer detyrën dhe për t’u informuar për çështjet aktuale dhe detyrimet e brendshme dhe ndërkombëtare.

Kujtojmë se me 25 qershor Greqia do të shkojë sërish në zgjedhje edhe pse partia e Mitsotakis arriti të merrte një fitore të thellë me mbi 40 për qind. Kjo për shkak se Mitsotakis nuk pranoi që të formojë një qeveri me koalicion. AI kërkoi që vendi të shkojë në një raund të dytë zgjedhjesh me qëllimin që të arrijë kuotën e duhur të votave për të krijuar i vetëm qeverinë.

greqi qeveri parakohshme