TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Maj 2023, 14:16

Balotazhi në Turqi, Erdogan sulmon kundërshtarin: Opozita merr udhëzime nga terroristët, unë nga Allahu

Shkruar nga Pamfleti
Balotazhi në Turqi, Erdogan sulmon kundërshtarin: Opozita merr
Rexhep Tajip Erdogan

Gara për raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi po intensifikohet, me përplasje verbale mes Erdogan dhe kundërshtarit të tij, Kilicdaroglu.

Rexhep Tajip Erdogan, pas këngëve në tubime dhe inaugurimit të aeroplanmbajtësve, tha se merr udhëzime nga Allahu duke akuzuar opozitën se ka marrë udhëzime nga terroristët.

Presidenti turk iu referua edhe ekonomisë, duke thënë se nëse do Allahu do të rriten edhe rezervat valutore të vendit.

“Ata të opozitës, marrin udhëzime nga terroristët që janë në malin e Kandilit. Ndërsa ne marrim udhëzime nga Allahu dhe nga populli ynë.  Ky është ndryshimi ynë. Deri më sot kështu kemi bërë dhe kështu do të vazhdojmë.

Atyre që duan t’ua dorëzojnë ekonominë e vendit fajdexhinjve të Londrës dhe teknokratëve të FMN-së, njerëzit tanë iu përgjigjën dhe u thanë: “Largohuni nga këtu,”, tha ai, gjatë një fjalimi para zgjedhjeve.

Erdogan fitoi 49.62% në raundin e parë, pavarësisht nga rritja e inflacionit dhe rënia e shpejtë e standardeve të jetesës për miliona qytetarë të vendit të tij.

Kemal Kilicdaroglu, i cili mori 44.89%  të votave por jo “ëndrrën turke” përmbysi liderin e Turqisë për më shumë se 20 vjet, pavarësisht ekonomisë së lëkundur dhe mbështetjes së fortë ndërkombëtare për të.

Kjo është hera e parë që presidenti turk do të shkojë në një raund të dytë (ndryshe nga zgjedhjet presidenciale të 2014 dhe 2018). Njerëz të të gjitha moshave u dyndën nga ora 8 e mëngjesit deri në 5 pasdite në rreth 200,000 qendra votimi në të gjithë territorin turk, me pjesëmarrje në nivele rekord duke kaluar 93.6%, me rritje 7.4% nga zgjedhjet e mëparshme.

erdogan balotazhi

Lini një Përgjigje