TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2026, 20:01

Shpresa për negociata SHBA-Iran po zbehet çdo ditë e më shumë

Shkruar nga Pamfleti
Shpresa për negociata SHBA-Iran po zbehet çdo ditë e më
Donald Trump

Fakti që edhe ky ekip i nivelit më të ulët anuloi udhëtimin është një tregues i qartë se sa larg janë palët nga njëra-tjetra.

Kishte shumë pak shpresë për ndonjë përparim diplomatik këtë fundjavë. Tani, edhe ajo pak shpresë është zhdukur plotësisht.

Delegacioni i propozuar amerikan, i drejtuar nga Jared Kushner dhe Steve Witkoff, tashmë nuk kishte peshën e nënpresidentit. JD Vance ishte “në gatishmëri”, por nuk pritej të përfshihej fillimisht.

Fakti që edhe ky ekip i nivelit më të ulët ka anuluar udhëtimin është një tregues i qartë se sa larg janë palët nga njëra-tjetra.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka anuluar udhëtimin e planifikuar drejt Pakistanit të të dërguarve Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të cilët pritej të zhvillonin bisedime me Iranin, sipas raportimeve të Fox News. Sipas të njëjtit burim, vetë Trump konfirmoi vendimin gjatë një deklarate për median amerikane, duke theksuar se nuk ka kuptim që delegacioni amerikan të ndërmarrë një fluturim 18-orësh drejt Pakistanit.

Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara “i mbajnë të gjitha kartat” në përballjen me Iranin, duke lënë të kuptohet se Uashingtoni nuk e sheh të nevojshme të bëjë hapa të tillë në këtë moment. Trump shtoi gjithashtu se Teherani mund të kontaktojë SHBA-në në çdo kohë që dëshiron.

“U thashë njerëzve të mi pak më parë, po përgatiteshin të niseshin dhe u thashë: ‘Jo, nuk do të bëni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Ne i kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por nuk do të bëni udhëtime të gjata vetëm për të folur për asgjë’”, deklaroi Trump.

Ditën e djeshme, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se “shpresojmë që nga ky takim të dalin zhvillime pozitive”, pavarësisht se Teherani e kishte mohuar kategorikisht se një takim i tillë ishte planifikuar.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, udhëtoi në Pakistan – vend që ka ndërmjetësuar – por vetëm për bisedime dypalëshe me autoritetet vendase. Deklaratat e tij pas takimit nuk dhanë shumë detaje, por krijuan përshtypjen se Irani nuk ka ndryshuar ndjeshëm nga qëndrimet e mëparshme.

Përveç falenderimeve ndaj mikpritësve pakistanezë, ai theksoi se kishte paraqitur “pikëpamjet dhe konsideratat” e Iranit dhe shprehu “gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet ndërmjetësuese të Pakistanit deri në arritjen e një rezultati”. Me pak fjalë: jemi të gatshëm për negociata, por mos prisni dorëzim.

Një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes mbetet Ngushtica e Hormuzit, një korridor detar me rëndësi jetike për tregtinë globale të energjisë. Aktualisht, të dyja palët kanë ndërmarrë veprime që kufizojnë qarkullimin në këtë zonë, duke rritur rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm dhe ndikime në tregjet ndërkombëtare.

Fakti që kjo çështje nuk ishte pjesë e diskutimeve para fillimit të konfliktit, por tani ka marrë rol qendror, tregon për një ndryshim të dinamikës së krizës. Kjo gjithashtu tregon se rruga drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme mbetet e gjatë dhe e ndërlikuar, me pak gjasa për zgjidhje të shpejtë në afatin e afërt./ Përshtati "Pamfleti" nga "BBC".

1 Komente

  1. B
    Bibkrim Trampfemije QIRESI

    Bravo Izralesh po e arrine qellimin tend,i cili eshte SHKATERRIMI I RENDIT BOTEROR. Sigurisht,perdore veglen KAR TRUMP,nje adoleshent,psikopat-IDIOT,FODULL,RACIST dhe PEDOFIL-FEMIJE QIRES. IZRAEL-KANCERI I NEJEREZIMIT

    Lini një Përgjigje