
Refuzimi i Teheranit për bisedime direkte dhe largimi i ministrit iranian nga Islamabad thellojnë bllokimin diplomatik mes SHBA dhe Iranit…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka anuluar në moment të fundit udhëtimin e delegacionit amerikan drejt Islamabadit, duke thelluar sinjalet se negociatat me Iranin për një armëpushim janë në ngërç.
Në një deklaratë për Fox News, Trump bëri të qartë se nuk sheh arsye për të vijuar përpjekjet diplomatike në këtë fazë. “U thashë njerëzve të mi që po përgatiteshin të niseshin: ‘Jo, nuk do të bëni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Ne kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por nuk do të bëni më fluturime të gjata për të folur për asgjë'”, tha ai.
Delegacioni amerikan pritej të drejtohej nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, së bashku me Jared Kushner. Vizita kishte si qëllim kontaktet me përfaqësues iranianë për të avancuar drejt një armëpushimi në konfliktin në zhvillim.
Megjithatë, zhvillimet në terren tregojnë një bllokim të thellë diplomatik. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është larguar nga Pakistani përpara mbërritjes së delegacionit amerikan, në një lëvizje që sinjalizon tensione të vazhdueshme mes dy vendeve.
Teherani ka përjashtuar qartë mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta në Islamabad. “Dy delegacionet nuk do të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Islamabad”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei.
Gjatë qëndrimit në Pakistan, Araghchi zhvilloi takime me drejtuesit e vendit, përfshirë kryeministrin Shehbaz Sharif, i cili e cilësoi takimin si një shkëmbim “të menduar mirë” në një atmosferë “të ngrohtë dhe të përzemërt”. Sipas raportimeve të mediave, ministri iranian paraqiti qëndrimin e Teheranit mbi armëpushimin dhe përfundimin e luftës, duke theksuar edhe zhvillimet në rajon, përfshirë situatën në Liban.
Irani ka vendosur kushte të qarta për çdo përparim: heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, ndalimin e kërcënimeve ushtarake dhe përfundimin e luftës, si dhe refuzimin e kërkesave që i konsideron të tepruara, përfshirë heqjen dorë të plotë nga pasurimi i uraniumit.
Nga ana tjetër, ndërmjetësit pakistanezë shfaqen pesimistë për ecurinë e procesit, duke sinjalizuar se mundësia për një marrëveshje paqeje në këtë fazë mbetet e kufizuar.
Në këtë kontekst, anulimi i vizitës nga ana e Trump shihet si një konfirmim i bllokimit aktual diplomatik, me palët që mbeten larg një kompromisi dhe me tensionet që vijojnë të dominojnë skenën ndërkombëtare.
Ky tha do zgjidhi konflikin Rusi-Ukraine pas 24 ore nga marrja e detyres dhe me kete objektiv fitoi edhe zgjedhjet ne SHBA,keshtu i kishte premtuar Putini,por si agjent KGB-se,ky zgjedhja e tij oaska qene objektivi i tij, kaosi. Kane kaluar 10,080 ore dhe mesa duket do kalojne edhe 12,000 ore te tjera,deri sa te dali nga ajo zyre, e ska gje per terezi,vetem keq ka bere.
Është e çuditëshme se përse negociatat nuk drejtohen nga diplomatë profesionistë, por nga dy senkserë pronash pa asnjë aftësi të provuar negocimi. Përse z. Trump bën këtë zgjedhje, mjë zot e di.